Panorama Sport (Albania)

Falet Bonuçi, titullar me Empolin

29-vjeçari nuk festoi te goli i parë, por dalin videot ku gëzoi si ultras tek i dyti

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Leonardo Bonuçi pa goi për të gjithë skuadrën, në emër të të gjithë "rebelëve" të tjerë që këtë sezon gjetën guximin dhe nuk ngurruan që të protestojn­ë hapur ndaj trajnerit Masimilian­o Alegri, duke nisur nga Manxukiçi, Higuaini, Khedira, Lihshtajne­ri dhe Dibala. Gjithsesi, kjo çështje do të mbyllet me kaq, sepse i gjithë grupi e ka marrë shumë të qartë mesazhin, prandaj skena të tilla vështirë se do të përsëriten dhe do të shihen më, duke parë se në anën e trajnerit qëndroi edhe kryesia e klubit. Dhe, siç tha "Konti Maks", çështja është e mbyllur pas pezullimit të liderit të mbrojtjes bardhezi në "Do Dragao", sepse Leonardo Bonuçi do të rikthehet menjëherë në grup dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë, në kampionat, kundër Empolit. Nuk ka dyshime se 29-vjeçari është një nga kolonat kryesore të formacioni­t bardhezi, një atlet dhe një profesioni­st i vërtet, por edhe një qenie njerëzore si të gjithë, të cilit mund t'i fluturojë nervozizmi dhe të gabojë. Alegri e ka falur lojtarin, sepse vetë futbollist­i ka kërkuar falje përpara të gjithë skuadrës, pas fitores me Porton, një veprim ky që është pritur me një duartrokit­je, me festë dhe me një përqafim mes dy "sherrxhinj­ve". Ky sukses në Europë ka risjellë paqen dhe harmoninë në grup, sepse si gjithmonë, pas stuhisë shkëlqen dielli...

Leo festoi... - Në një filmim të parë, pamjet e një Bonuçi të mërzitur në maksimum në tribunë e treguan, teksa ai nuk e ndjeu të festojë në rastin e golit të parë të Juventusit, të shënuar nga Pjaca, madje duke refuzuar edhe përqafimin e zëvendëspr­esidentit Pavel Nedved. Kjo ngriti pluhurin se tashmë mes lojtarit dhe bardhezinj­ve ishte krisur gjithçka, por kaluan vetëm 141 sekonda dhe goli i dytë i Daniel Alveshit dërgoi Leonardon që të shpërthejë njësoj si një ultras, duke e ndarë gëzimin e tij edhe me drejtuesit e tjerë që ishin në tribunën e impiantit portugez, festim që ka ngrohur atmosferën dhe ka qetësuar edhe tifozët, pas atyre lajmeve se ndoshta numri 19 bardhezi po meditonte realisht edhe largimin nga "Zonja e Vjetër", në fund të këtij sezoni.

 ??  ?? Festimi i Bonuçit pas golit të Daniel Alveshit
Festimi i Bonuçit pas golit të Daniel Alveshit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania