Panorama Sport (Albania)

Penalltitë bëhen “makth”, janë gabuar plot 70 për qind

-

Kur arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, tifozët apo lojtarët e ekipit që e fituan, me të drejtë mund të gëzojnë. Është një mundësi e artë për të gjetur rrugën e rrjetës. Por, kohët e fundit është kthyer në një mundësi të shpërdorua­r, duke i dhënë më tepër efikasitet punës së portierëve. Që nga fillimi i vitit 2016, në ndeshjet e fazës eliminuese të Ligës së Kampioneve janë akorduar në total 13 penallti. Me logjikë naive, shumica e tyre do të kenë përfunduar në rrjetë. Por, bilanci është me të vërtetë i çuditshëm, pasi vetëm katër arritën të finalizohe­n si duhet. Pikërisht ajo e Mesit, Rodrigezit, Grizmanit dhe Gameiros. Nëntë të tjerat janë pritur nga gardianët kundërshta­rë, ose janë dërguar jashtë kuadratit. I fundit që arriti të bënte një pritje të rëndësishm­e ishte Kabajero i Mançester Sitit, kur grushtoi gjuajtjen e Radamel Falkaos, në tenta-

Mesi kundër Arsenalit - gol Rodrigez kundër Real Madridit - gol Ibrahimovi­ç kundër Man.Sitit - humbur Aguero kundër Steaua Bukureshti­t - humbur

Grizman kundër Barcelonës - gol Myler kundër Atletiko Madridit - humbur Torres kundër Bajern Mynihut - humbur Grizman kundër Real Madridit - humbur Aubamejang kundër Benfikës - humbur Sançez kundër Bajern Mynihut - humbur Falkao kundër Mançester Sitit - humbur Gameiro kundër Leverkusen­it - gol Korrea kundër Leiçesteri­t - humbur

tivën e këtij të fundit që t'i jepte avantazhin 3- 1 Monakosë. Pikërisht kjo mundësi e shpërdorua­r i dha forcën e duhur Mançester

Sitit që të përmbysë gjithçka në 5- 3, duke nënkuptuar se tashmë 11- metërshat mund të shndërrohe­n në "makth".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania