Panorama Sport (Albania)

"Rezultat fantastik për Juven, Pjaca lojtar i jashtëzako­nshëm"

-

Xhani De Biazi vazhdon të komentojë ndeshjet e Ligës së Kampioneve në Radiotelev­izionin "Zvicra-italiane", me trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili ka përgëzuar Juventusin për fitoren e arritur, por në të njëjtën kohë i ka thurur elozhe edhe talentit Marko Pjaca. "Juventusi hodhi në fushë gjithçka nga cilësitë që ka. Arriti të gjente golin me dy lojtarë që erdhën nga pankina dhe ky është një motiv më shumë për Alegrin për të qenë i lumtur. Besoj se Masimilian­o arriti të marrë atë që kërkonte nga kjo ndeshje, një fitore me një avantazh të rëndësishë­m dhe pa pësuar gol. Kundër Portos ishte një ndeshje në të cilën Juvja nuk shpenzoi shumë energji. Në pjesën e parë vuajti pak, për të mos thënë aspak, por në përgjithës­i ata nuk e patën as të nevojshme që të zhvillojnë as atë lojën e tyre harmonike, që kanë ofruar së fundmi, por edhe kaq mjafton. Mendoj se Juventusi është i kënaqur me 2-0, një rezultat që i lejon ta presë pa shqetësime të mëdha ndeshjen e kthimit, - nënvizon De Biazi, i cili më pas ndalet te Pjaca. - Marko është një lojtar që ndoshta duhet ende të përmirësoh­et taktikisht, por që ka disa cilësi teknike të jashtëzako­nshme; ndërrim hapi të shpejtë, driblim të frikshëm dhe një goditje 'të thatë'. Tani e në vazhdim ka nevojë që të rritet si burrë, por edhe si personalit­et. Nëse te Juventusi mendon të luash thjesht si një adoleshent, atëherë do ta ketë të vështirë që të gjejë hapësirë, sepse edhe shokët e skuadrës nuk ta lejojnë ta bësh këtë, jo më trajneri e drejtuesit. Edhe pse Pjaca mund të ketë më shumë cilësi dhe gjendje fizike më të mirë se të tjerët, te Juventusi është një grup, i cili është maturuar prej vitesh dhe mjafton eksperienc­a e madhe dhe vazhdimësi­a në rendiment që kanë fituar ndër vite për ta lënë jashtë kroatin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania