Panorama Sport (Albania)

Alegri tjetër kryevepër, por klubi tenton Simeonen

Krerët e Juves zgjedhin "Cholo"-n, takim në fund të sezonit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Njësoj si dy vite më parë në Dortmund. Në Oporto, Juventusi i lëshoi një tjetër mesazh të fortë Europës, por edhe njëherë tjetër, meritat më të mëdha duhet që t'i njihen Masimilian­o Alegrit. Në marsin e vitit 2015, në Gjermani, "Zonja e Vjetër" nisi sprintin e saj drejt finales së Champions-it, por edhe në atë rast ishte një kryevepër taktike e "Kontit Maks", ajo që shtriu në tapet Borusian, e bombarduar në shifrat 3-0 në shtëpi. Edhe sivjet, faza finale e turneut për kampionët e Italisë ka nisur me një ngjashmëri të madhe me atë të sezonit që dërgoi torinezët në finalen e Berlinit, sepse edhe në Portugali, Juventusi dominoi dhe hodhi një hap të rëndësishë­m drejt çerekfinal­eve të kompeticio­nit, me një tjetër "plan" të hartuar mirë dhe të përgatitur prej kohësh nga Alegri, i cili ka transformu­ar skuadrën në një "tank" gati perfekt, në këtë fazë të dytë dhe të nxehtë të sezonit. Dhe, pse jo, tani të gjithë ëndërrojnë një finale të dytë, brenda dy vitesh, por këtë herë në Kardif. Ndoshta, shpeshherë, meritat u faturohen lojtarëve, emrave të mëdhenj që Juventusi ka, si Dibala dhe Higuain mbi të gjithë, por fitorja kundër Portos është e gjitha meritë e Alegrit, sepse ata që e zgjidhën ndeshjen ishin zgjedhjet e tij nga pankina, një intuitë fantastike, e cila brenda 141 sekondave lojë pa Pjacën dhe Alveshin, që ende pa ngrohur mirë muskujt, tundën dy herë portën e Kasijasit. Por kurrsesi nuk duhet lënë pa nënvizuar edhe kuraja e tij për të lënë Bonuçin jashtë, për të hequr dorë nga një fenomen i mbrojtjes, vetëm për t'i dhënë një sinjal të fortë skuadrës, një lëvizje kjo që e krenon edhe më shumë. Vetë 49-vjeçari nuk ka mbajtur kurrë mëri (deri të

premten e kaluar), pasi ua faturon gjithmonë meritat e suksesit lojtarëve të tij. Por, duke parë të gjithë atë që ai ka vuajtur sivjet, sidomos disa rebelime të lojtarëve që ndoshta ai ka mbrojtur më shumë, kjo po e shtyn ish-milanistin që t'i japë lamtumirën "Zonjës së Vjetër", në fund të sezonit, sido që ai të përfundojë, me ose pa Champions-in.

Këto zëra nisën në muajin dhjetor, me Arsenalin që duket skuadra më e interesuar për livornezin dhe ndoshta diçka në prapaskenë po lëviz, duke parë që nga ana e tyre edhe drejtuesit e Juventusit janë vënë në lëvizje. Duke iu referuar rrjetit gjigant televiziv "BeIn Sports", bardhezinj­të kanë nisur kontaktet e para serioze

me atë që shihet si pasardhësi i duhur në stolin e Alegrit. Bëhet fjalë për Diego Pablo Simeonen, trajnerin argjentina­s të Atletikos së Madridit, i cili nuk i ka refuzuar bisedimet me italianët, përkundraz­i, nënvizohet se ka pasur një bisedim të gjatë dhe serioz, por "Cholo" ka kërkuar kohë deri në fund të këtij sezoni, për të mos u shpërqendr­uar nga detyra që ai ka aktualisht, ndonëse sido që të jetë, mes muajve maj-qershor do të ketë një takim kokë më kokë mes Diego Simeones dhe drejtorit bardhezi Xhuzepe Marota, gjithmonë, pasi të merret edhe sinjali definitiv nga Masimilian­o Alegri...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania