Panorama Sport (Albania)

De Bur: Brozoviç e gdhinte pabeve, Ikardi tekanjoz

"Dua të shkoj në Premier, cila është skuadra ime ideale"

- PËRGATITI: ALTIN VORPSI

Edhe pse shpeshherë kishte lënë të kupto hej se dështimi në pankinën e Interit nuk kishte ardhur si pasojë e disa faktorëve, kësaj here Frenk De Buri ka qenë i vendosur që t'i shkojë deri në fund dhe të zbulojë të vërtetën. Për të gjithë ata që mendonin se 46-vjeçari nuk ishte ende gati për një kampionat taktik siç është Seria A, ai vetë tregoi përmes një interviste për "Daily Mail" se gabonin rëndë.

Sa i vështirë ishte kalimi nga kampionati holandez në atë italian?

Nuk e pata të lehtë të ndahesha nga Ajaksi pas 25 vitesh si lojtar e trajner, por kisha nevojë për një sfidë të re.

Shkove tek Interi, ku qëndrove në krye të ekipit për rreth 3 muaj...

Tek Interi them se kam humbur, ose më mirë kemi humbur energji për aspekte që nuk kishin lidhje me futbollin. Pas ç'do ndeshjeje që fitonim, sapo unë thosha me veten: "Tani mirë, më në fund po na ecin punët siç duhet", ndodhte ndonjë gjë që nuk kishte lidhje me fushën. Në fillim doli libri i Ikardit (në një kapitull sulmuesi kërcënonte ultrasit), më pas netët e Brozoviçit në diskoteka. Si të mos e dënoja (i referohet kroatit, i cili pagoi shtrenjtë jetën e çrregullt që bënte, duke qëndruar disa ndeshje në tribunë).

Pra, ishin shumë faktorë që ndikuan në atë shkarkim të shpejtë...

Sigurisht që po. Atje kam humbur shumë energji. Tre muaj m'u dukën si një vit.

Po për të ardhmen ke menduar, apo ka ende kohë për të vendosur se ku do të vazhdosh karrierën si trajner?

Do të më pëlqente të drejtoja një skuadër në Premie Ligë, por duhet të jetë një projekt i mirë. Liverpuli më donte në vitin

2012, por sapo kisha nisur karrierën si trajner tek Ajaksi dhe dëshiroja të qëndroja pak më gjatë atje.

Si është futbolli sipas Frenkut? Kemi vënë re se je besnik i shkollës holandeze...

Unë dua futboll agresiv dhe sulmues. Dua që ekipi im të kalojë sa më shumë kohë në gjysmëfush­ën kundërshta­re.

Pretendoj edhe shumë disiplinë, ajo është thelbësorj­a. Një herë, në një ndeshje të Ajaksit, sulmuesi El Hamdaui qëndroi 10 minuta në tualet. Aty mendova se po të mos kisha ndërhyrë lojtarët do të kishin luajtur me ko... e mia prandaj pak minuta përpara se të fillonte ndeshja iu afrova sulmuesit dhe i thash: "Mirë, ti nuk do luash".

Të ka mbetur ndonjë peng nga e shkuara si futbollist?

Duhet që të kishim fituar Botërorin e 1998- s. Pasi mundëm Argjentinë­n, humbëm me penallti ndaj Brazilit. E kam riparë ndeshjen kohët e fundit dhe them se ishim të mrekullues­hëm. Unë dhe Stam në mbrojtje, Bergkamp, Klajvert, Overmars, Ronaldi (i vëllai) dhe Davids. Ishim të fortë dhe si Holanda e 1974-s dhe ajo e 1978-s nuk fituam asgjë. Një mëkat.

Mund të na listosh ekipin tënd ideal?

Sigurisht që po. Në portë ndodhet Van Der Sar. Përpara tij luajnë Pujol, Stam, Rijkard dhe Numan. Si mesfushor shkatërrue­s zgjedh Ronaldin dhe Ksavin. Në sulm preferoj Van Bastenin, të mbështetur nga Figo, Berkamp dhe Rivaldo.

Kush të ka frymëzuar për t'u bërë futbollist?

Unë dhe Ronaldo kemi nisur të luajmë në moshën 7vjeçare. Filluam në ekipin e pestë të Ajaksit. Në ndeshjen e parë shënuam secili nga pesë gola dhe fituam 10-0. Në fillim Ronaldo ishte mbrojtës kurse unë sulmues krahu, pasi shënoja shpesh gola. Babai na ka inspiruar për të luajtur futboll. Sa herë në shihte në divan na thoshte: "Po ju çfarë bëni këtu, dilni luani futboll!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania