Panorama Sport (Albania)

"Inter-Roma duel pa favorit, ne kemi një avantazh"

-

Eder ishte dje protagonis­t i "Caffé Doppio" në "Inter Channel". Sulmuesi i natyralizu­ar italian shpjegoi duelin e radhës së zikaltërve, të cilët presin në "San Siro" Romën. Të dielën luhet Inter-Roma...

Roma është një rivale shumë e fortë. Mendoj se është një sfidë, ku të dy ekipet kanë shanse të barabarta për të marrë tri pikët, edhe pse mendoj që ne kemi një avantazh të vogël.

Cili është avantazhi i Interit për këtë takim që vetë e konsiderov­e si të barabartë?

Them se ne duhet që të shfrytëzoj­më në maksimum faktorin fushë. Duhet që të shfrytëzoj­më mbështetje­n që na jep publiku. Kam dëgjuar se për ndeshjen kundër Romës, biletat po shiten me shpejtësi.

Roma është treguar një rivale e denjë për Interin në vitet e fundit. Shpesh dy ekipet kanë rivalizuar edhe për titull.

E dimë fare mirë se do të kemi përballë një skuadër të kompletuar. Ata kanë në organikën e tyre lojtarë shumë të rëndësishë­m. Xheko gëzon një formë mjaft të mirë dhe mendoj se duhet që të bëjmë shumë kujdes në mbrojtje. Jo më kot konsideroh­et si një "finale"...

Po, e vërtetë. Kjo është finalja e parë, pasi të dytën do ta luajmë kundër Napolit po në "San Siro". Mendoj se edhe ne kemi shumë merita në këtë aspekt, pasi falë ritmit që kemi pasur në ndeshjet e fundit kemi mundur që të ngjisim shumë vende në klasifikim.

Çfarë opinioni ke për këtë kampionat?

Siç e thashë edhe më lart, tre ekipet e para po ecin mjaft shpejt. Ne kemi marrë disa rezultate pozitive radhazi, por kjo nuk na ka lejuar që të fitojmë pikë përballë Juves, Romës dhe Napolit.

Pak më lart përmende emrin e Xhekos, sa i frikësohen­i formës së mirë të boshnjakut?

E përmenda pasi është lojtari i momentit, por nuk na tremb. Në futboll ka rëndësi skuadra. Interi tani është një ekip i bashkuar dhe nuk i druhet asnjë lojtari në veçanti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania