Panorama Sport (Albania)

Baka refuzon Kinën për Milanin

“Dua të shkoj me kuqezinjtë në Europë, paratë nuk janë gjithçka për mua në jetë”

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Karlos Baka ka vendosur të ecë kundër rrymës, teksa në ditën e djeshme u ka thënë përfundimi­sht "jo" ofertave kineze, që në orët e fundit kanë kërkuar ta largojnë nga Milani. "Si mund t'u thuash jo parave të kinezëve? Mund t'i rezistosh duke i mbajtur këmbët në tokë. Paratë nuk janë gjithçka në jetë, në fillim është Zoti, më pas familja ime, këto janë gjërat më të rëndësishm­e. Jam i lumtur këtu ku jam dhe dua të jap gjithçka në ndeshjet e ardhshme", ka thënë sulmuesi kolumbian. "Golin e radhës do t'ua dedikoj tifozëve? Shpresoj, po punoj për këtë. Tifozët presin më shumë nga unë dhe për këtë arsye po punoj fort për të dhënë gjithçka për këtë fanellë. Dua të shkoj në Europë me këtë ekip sepse besoj se duhet të jetë një emocion i veçantë. Punoj për këtë dhe për të qenë gjithmonë në formë", ka shtuar Baka. Kanë qenë të shumta klubet kineze që kanë kërkuar dhe po kërkojnë të tundojnë Baçan me milionat e tyre. Por kolumbiani nuk e ka ndërmend të largohet, të paktën për momentin, nga Milani, siç ka konfirmuar edhe menaxheri i tij: "Ai është shumë i lumtur në Milano - ka shpjeguar Serxho Barila.- Në janar janë interesuar disa klube europiane për të dhe tani disa skuadra kineze kanë ofruar shuma të mëdha, por ai ka dëshirë të qëndrojë te Milan". Një nga klubet që e ka kërkuar më me shumë ngulm ka qenë Tianjin ish- mbrojtësin italian, Fabio Kanavaro, që duket se është i gatshëm t'i ofrojë lojtarit 12 milionë euro në sezon për katër vite. "Tianjin? Nuk flas publikisht për klubet e tjera. Baka është një lojtar i një klubi të madh si Milan", ka thënë menaxheri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania