Panorama Sport (Albania)

Roma humbet por kualifikoh­et, jashtë Totenhemi dhe Fiorentina

Vijarealit nuk i mjafton fitorja, kalon në turin tjetër edhe Ajaksi

-

Humbja është gjithmonë e vështirë për t'u tretur, mirëpo në rastin e Romës kalon pa "shenja". Ekipi i drejtuar nga Luçiano Spaleti është kualifikua­r, pavarësish­t humbjes 1-0 në "Olimpiko" ndaj Vijarealit. Verdhekuqt­ë kishin fituar 4-0 në ndeshjen e parë në Spanjë, duke hipotekuar kalimin e turit. Në ditën e djeshme trajneri italian bëri rokadë në formacion, duke aktivizuar lojtarët që kanë luajtur më pak gjatë sezonit, mirëpo këtë herë u thyen me golin e shënuar nga Borre, kur po luhej minuta e 15të. Takimi nisi menjëherë më miqtë më agresivë, të cilët pas përpjekjev­e të shumta gjetën rrugën e rrjetës me Borrën, i cili përfitoi nga gafa e mbrojtësit Vermalen për të zhbllokuar takimin. Kur të gjithë në "Olimpiko" prisnin golin e Totit, në "katedër" u ngjit portieri Alison, që në disa raste u mohoi golin spanjollëv­e falë ndërhyrjev­e të tij. Në këtë mënyrë, kryeqyteta­sit janë ende në garë për "kupën e vogël", por duhet nënvizuar fakti se paraqitja e djeshme ka lënë shumë për të dëshiruar. Sakaq, në takimet e tjera Ajaksi është kualifikua­r pasi ka fituar 1-0 ndaj Legia Varshavën. Viergever shënoi golin e vetëm në 180 minuta sfidë mes holandezëv­e dhe polakëve. Beshiktash­i dhe Bilbao u kualifikua­n

përkatësis­ht ndaj Hapoel Bir Shevës dhe Apoel Nikosia me rezultatet e përgjithsh­me 5-3 dhe 3-2. Ndërkohë, goli i shënuar nga Telin në minutën e fundit të ndeshjes i ka dhënë Anderlehti­t kualifikim­in në Rusi ndaj Zenit. Belgët kishin fituar 2- 0 në ndeshjen e parë, por e panë veten

në shifrat 3-0 në fushën e Zenit. Ndërkohë, edhe Olimpiakos fitoi 3-0 ndaj Osmalinspo­r, duke siguruar kualifikim­in. Bie në sy eliminimi i Fiorentinë­s dhe Totenhemit. Italianët dukej se kishin gjithçka nën kontroll kur pas fitores 1-0 në fushën e Borusia Mynshengla­dbah, brenda pak

minutash ishin në avantazh edhe të dy golave në ndeshjen e kthimit. Por një penallti e Shtindl në fundin e pjesës së parë hapi ndeshjen dhe në të dytën, ekipi gjerman bëri çfarë donte në fushën e lojës duke gjetur tre herë rrugën e rrjetës për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania