Panorama Sport (Albania)

ahn zbu on ar et: a p e e re uzova Bajernin

" lu et elitare në lu të , një ll do të lejë !" mln euro"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Oliver Kahn ishte kandidat poten cial për postin e drejtorit sportiv te Bajerni. Ish-portieri legjendar i _jermanisë dhe i Bajernit ka shpalosur arsyet e refuzimit të kësaj detyre, si dhe parashikon trendin në merkato. "Natyrisht që një post te Bajerni do të ishte i mrekullues­hëm dhe i mirëpritur, por aktualisht jam i fokusuar tek aktivitet e mia. Për më tepër që rinovova kontratën si ekspert me televizion­in ' `DF' deri në Botërorin 2018. Për këtë arsye nuk mendoj për një angazhim në postet drejtuese te Bajerni", nënvizoi Oliver Kahn gjatë një interviste për revistën 'Socrates'. Më tej, ishportier­i bavarez shpalos një arsye tjetër pse nuk pranoi të ishte ambasador si Elber, Lizarazu apo Salihami w hiç. "Nuk do ishte etike dhe profesiona­le që, nga njëra anë të shprehja edhe mendimin kritik ndaj Bajernit në studiot e "`DF"-së dhe, nga ana tjetër, të bëja "ambasadori­n". Nuk shkonin të dyja bashkë". 456 mln euro për lojtar Eksperti i "` DF"- së parashikon që në merkato do vazhdojnë të ngrihen çmimet e yjeve të futbollit. Ai del në përfundim se shumë shpejt do të shohim që një lojtar i klasit botëror të blihet apo shitet për 150 mil-

ionë euro. "Lufta për të pasur lojtarët më të mirë në ekip do të jetë mjaft e ashpër në Europë. Nëse anglezët dhe spanjollët do hapin thesin, atëherë si do t'ia bëjë Bajerni { Shumë shpejt do shohim që për një yll futbolli

të paguhet 150 milionë euro. Bajerni duhet të mendohet mirë, pasi Riberi dhe Roben janë në limitet e tyre. Konkurrenc­a e fortë në Europë do të na ofrojë çudira në të ardhmen", përfundoi Oliver Kahn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania