Panorama Sport (Albania)

Kin: Murinjo është një arrogant i pandreqshë­m

“Runi ka ende për të dhënë, i çmendur po iku në Kinë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Legjenda e Mançester Junajtid, Roi Kin, rik thehet të sulmojë Zhoze Murinjon dhe paralajmër­on edhe Uejn Runin. Irlandezi e ka akuzuar Specialin se vazhdon të mbetet arroganti i pandreqshë­m dhe se në "Old Trafford" vijon të tregojë se i mungon modestia. Ish-kapiteni i "djajve" e quajti trajnerin portugez "arrogantin e zakonshëm" pas fitores së Mançester Junajtid ndaj St Etien në Ligën e Europës. Goli i Henrik Mkhitarian­it u mjaftoi anglezëve për të fituar edhe në Francë (4-0 rezultati i përgjithsh­ëm) dhe siguruar biletën në 1/8-at. "Është për të ardhur keq, sepse do të na pëlqente që të shihnim pak më shumë modesti. Por ju e dini, sapo Junajtid të niste të fitonte disa ndeshje radhazi, ai do të rikthehej ai arroganti i dikurshëm", komentoi Kin për "ITV".

Runi - 45-vjeçari u ndal të komentonte edhe transferim­in e mundshëm të Uejn Runit në Kinë këtë muaj. "Nuk ka asnjë mundësi që Uejn Runi të shkojë në Kinë. Ai mund të luajë ende futboll në nivelin më të lartë në Angli, Gjermani, Spanjë dhe Itali. Të shkonte në Kinë? Një

çmenduri. Ai është 31 vjeç dhe ka shumë për të dhënë ende në Europë".

Grizman - Por Kin vlerëson vendosmëri­në e Zhoze Murinjos për të sjellë një yll për sulmin në Teatrin e Ëndrrave gjatë merkatos së verës, Atuan Grizmanin. Sulmuesi francez i Atletikos do të ishte lojtari ideal, sipas tij, pasi është shndërruar në një futbollist klasi këto dy vitet e fundit. Për Grizmanin, i cili u bë edhe shënuesi më i mirë i klubit në Champions pas golit të 13-të që shënoi ndaj Leverkusen­it, "djajve" u duhet të paguajnë më jo më pak se 85 milionë paund, por Kin mendon se ia vlen: "Ai ka qenë fantastik. Jam shokuar nga niveli që ka treguar këto 2 vitet e fundit. Tani shënon rregullish­t dhe në skenën e ndeshjeve të mëdha dhe Champions. Mund ta kritikojmë për aspektin mbrojtës, por ai është një finalizues klasi. Do të ishte një superlojta­r për Junajtid".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania