Panorama Sport (Albania)

"Kudiçini bën përkthyesi­n, festoj më bukur se Karlo"

-

Gjashtë muaj triumfator­i. Mr Antonio Konte, pas disa problemeve përshtatje­je në fillim të sezonit, rrëmbeu zemrat e tifozëve të Çelsit. Pas 25 javësh, blutë vazhdojnë që të përshkojnë rrugën drejt titullit, me Guardiolën që renditet i 2-ti, 8 pikë larg. Një rrugëtim që e rrëfen vetë Konte, i cili, në një intervistë dhënë historiani­t të klubit Rik Glenvill, zbulon muajt e tij të parë të jetës londineze: Leksionet e anglishtes i merr nga Kudiçini, krahasimi me Ançelotin dhe lidhja speciale me tifozët. Përvoja e parë jashtë - Admirimi i tij për Çelsin i ka rrënjët e largëta: "E kam ndjekur prej një kohe të gjatë. Shumë lojtarë, por edhe trajnerë italianë kanë luajtur këtu. Viali, Zola, por edhe Di Mateo, me të cilin kam luajtur në kombëtare. Me Xhanlukën kam luajtur për shumë vite te Juve. Kemi fituar Champions-in së bashku dhe unë jam bërë kapiten kur ai u largua". Trajneri zbulon edhe për muajt e tij të parë larg Italisë: "Është eksperienc­a ime e parë jashtë vendit. Në fillim nuk ishte e lehtë, por tani po ambientohe­m. Jam me fat që ndodhem në Londër dhe në një realitet si ai i Çelsit. Kemi një qendër shumë të bukur stërvitore dhe një president shumë pranë skuadrës, Abramoviç". Mjeshtër Kudiçini - Por, familja e teknikut mbeti në Itali dhe nuk e ndoqi: "Si jam argëtuar këto muajt e parë? Në të vërtetë familja ime qëndroi në Itali dhe unë kam punuar shumë. Për t'u argëtuar do të kisha nevojë për gruan dhe vajzën time këtu. Gruaja ime është një cicerone". Një kapitull të veçantë e meriton edhe Karlo Kudiçini, ambasadori i klubit dhe asistent shumë pranë Kontes në këtë periudhë të parë të qëndrimit në Londër: "Më ndihmon shumë, kalojmë shumë kohë së bashku. Është edhe mësuesi im i anglishtes. Pas konferenca­ve më thotë cilat janë gabimet për të korrigjuar. Dhe më ndihmon për t'ua shpjeguar gjërat lojtarëve dhe klubit në mënyrë korrekte. Është një profesioni­st i madh". Kështu fitohet - "Për të triumfuar, jo në një ndeshje, por në luftë, duhet të krijosh shpirt skuadre. Duhet shfrytëzua­r maksimalis­ht potenciali i çdo lojtari. Është e rëndësishm­e të krijohet një grup i vërtetë për të kaluar momentet e vështira". Raporti me tifozët - "I pabesueshë­m. Më kujtohet pas fitores së javës së parë ndaj Uest Hemit kur shpalosën flamurin italian. Më përcollën entuziazëm dhe pasion. Është bukur të dëgjosh emrin tënd gjatë një ndeshjeje. Shpesh më vënë edhe në vështirësi". Ançeloti - Një batutë edhe për Ançelotin për stonaturën kur këndoi pas triumfit me Çelsit në vitin 2010: "Jam këngëtar më i mirë se ai. Mund ta bëj festë më të bukur, por vetëm nëse realizojmë ëndrrën dhe shpallemi kampionë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania