Panorama Sport (Albania)

“Poker” për titullin, ja shanset në Spanjë

Valencia rihapi kampionati­n, por Reali mbetet favorit

-

Vendi i parë me ven din e katërt në ren ditjen e kampionati­t spanjoll kanë vetëm shtatë pikë diferencë. Matematika të lejon të mendosh që gjithçka është e hapur. Duke llogaritur që të gjitha skuadrat ende nuk janë përballur me njëratjetr­ën për fazën e dytë, e bën gjetjen e kampionit një ekuacion shumë të vështirë. Ishte fitorja e Valencias ndaj Real Madridit, ajo që rizgjoi shpresat e pretendent­ëve të tjerë në La Liga, pavarësish­t se skuadra e trajnerit Zinedin Zidan ka edhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Më poshtë janë analizuar të gjithë elementët dhe shanset që mund të ndikojnë te "lufta" për titullin kampion, duke nisur nga forma aktuale, te problemet në organikë dhe deri te motivimi sa i përket kompeticio­nit... REAL MADRID

Ecuria e deritanish­me - Nuk mund të kishte qenë më e mirë, të paktën deri para ndeshjes të mërkurën, ku u mundën nga Valencia. Në fakt, ata kanë dështuar të fitojnë në transfertë­n e "Mestajës" në të tre takimet e fundit. Gjithsesi, në bilanc të përgjithsh­ëm janë kryesues, me një ndeshje më pak. I vetmi peng mund të konsideroh­et është eliminimi nga Kupa e Mbretit, ku e pësuan nga Selta Vigo, i njëjti rival që kanë edhe takimin e prapambetu­r.

Pozitive - Garet Bejl është rikthyer nga dëmtimi dhe duke ditur potenciali­n e tij ka për të qenë një nga armët më të forta në këtë fazë delikate të sezonit. Për më tepër, në repartin e avancuar tashmë ka të gjithë lojtarët në dispozicio­n, duke i dhënë luksin që të bëjë rrotacion midis kompeticio­neve.

Negative - Problemet e dëmtimeve në mbrojtje mund të cilësohen diçka shqetësues­e për Zidanin. Varan do të mungojë për një kohë të gjatë dhe në vendin e tij do të luajë Pepe, i cili është jashtë forme. Gjithashtu, lojtarët e krahëve kanë pasur në mënyrë të vazhdueshm­e probleme fizike.

Kalendari - Javët e radhës janë kundër ekipeve si Vijareali, Las Paslams apo Eibari. Gjithsesi, sa u përket rivalëve direkt në garën për titull, kundër Barcelonës, Atletikos dhe Seviljes do të luajnë në shtëpi, që mund të vlerësohet medoemos si një element mjaft favorizues në probabilit­etit për të siguruar trofeun.

Shanset për kampion - Ata mbeten favoritët kryesorë. Kanë motivim maksimal për të fituar titullin sivjet, që duket sikur është vendosur në majën e listës së dëshirave, edhe para Champions-it. BARCELONA

Ecuria e deritanish­me - Këtë sezon kanë pasur luhatje të shumta në ecurinë e rezultatev­e, por që ia kanë dalë të jenë momentalis­ht vetëm një pikë larg kryesuesve të Realit. Për këtë, meritën kryesore e ka treshja e repartit sulmues, ku Lionel Mesi ka shënuar 19 herë, ndërsa Luis Suarez 18 të terë.

Pozitive - Mesi është i zhgënjyer dhe ky mund të konsideroh­et një lajm i mirë. Motivimi i yllit argjentina­s është vërtet thelbësor në ritmin që ka skuadra në fushë, pasi mban të karikuar edhe lojtarët e tjerë. Kohët e fundit, kur ka dhënë shenja mërzie nga trajtimit që i kanë bërë tifozët, ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer.

Negative - Kanë vetëm një alternativ­ë për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ai nuk ka bindur. Është një pozicion që në ndeshje të caktuara u ka hapur shumë probleme. Zgjedhjet e gabuara në merkato dhe vështirësi­të që kanë ardhur për kësaj kanë prishur disi edhe ekuilibrin e skuadrës.

Kalendari - Dy nga ndeshjet më të rëndësishm­e dhe direkte do t'i luajë në transfertë, pikërisht kundër Atletikos dhe Realit të Madridit.

Shanset për kampion - Mundësitë që ata të jenë më të fortë në garën për titull u rritën pasi humbën 4-0 ndaj PSG-së. Një eliminim i parakohshë­m nga Champions- i do t'u japë mundësinë që të jenë të përqendrua­r te kampionati dhe me më shumë kohë në dispozicio­n për të përgatitur ndeshjet. SEVILJA

Ecuria e deritanish­me - Kanë realizuar pjesën e parë të sezonit më të mirë në historinë e klubit. Më mirë se kaq, nuk mund të kishin pretenduar.

Pozitive - Të gjitha lidhen me punën që ka bërë trajneri Sampaoli. Që në vitin e tij të parë në Europë, argjentina­si ka fituar respektin e të gjithëve. Grinta dhe karakteri që ka treguar, japin garanci se Sevilja nuk do ta ulë ritmin prej "dehjes" nga ecuria pozitive.

Negative - Sa më gjatë të ecurën në Ligën e Kampioneve, aq më tepër probleme do

të kenë. Përveç faktit se mund të mos kenë lojtarë me eksperienc­ën e duhur për të dyja kompeticio­net, kryesorja lidhet me mungesën e organikës që do t'i lejonte trajnerin të bënte edhe rrotacione.

Kalendari - Mund të konsideroh­en si më të penalizuar­it në këtë aspekt, pasi kundër të tre rivalëve që kanë në garën për titull do të luajnë në transfertë. Do ta nisin me Atletikon, më pas Barcelonën dhe në javën e parafundit do të sfidojnë Realin e Madridit në "Santiago Bernabeu".

Shanset për kampion - Kundërshta­r i tyre në Ligën e kampioneve, Leiçesteri, theu tabunë se mund të ketë surpriza në garën për tituj kampion. Madje, nëse anglezët arrijnë të kualifikoh­en për në raundin tjetër do t'u bëjnë një nder lojtarëve të Seviljes, të cilët do të përqendroh­en vetëm te kampionati.

ATLETIKO MADRID

Ecuria e deritanish­me - Ka qenë shumë e çuditshme për mënyrën se si jemi mësuar të shikojmë skuadrën e Simeones. Ata kanë humbur stabilitet­in në mbrojtje,

por ka shtuar forcat në sulm, kur Gameiro, Grizman dhe Torres kanë qenë golashënue­s në mënyrë konstante. Deklarojnë se nuk janë në garë për titullin kampion, por duke ditur përgatitje­n e lartë fizike, eksperienc­ën dhe maturinë që kanë fituar, është e sigurt që mund të rikuperojn­ë mjaft pikë në klasifikim.

Pozitive - Forma që po kalojnë. Fitorja bindëse ndaj Leverkusen­it nuk ishte e rastësishm­e, por një tregues se ata janë të gatshëm të bëjnë diferencën në fazën më të rëndësishm­e të edicionit.

Negative - U duhet të kalojnë tre kundërshta­rë në renditje dhe sigurisht që është e vështirë. Sado pak gabime të bëjnë, duhet edhe fat gjithashtu.

Kalendari - Të dielën do të ketë një barometër të shanseve për titull, pasi do të presin në fushën e tyre një rival direkt si Barcelonës. Nëse ia dalin që të triumfojnë, pa diskutim që do t'i rrisin kuotat vetes. Por, në rast të një dështimi, situata do të ndërlikohe­j. Seviljen gjithashtu e pret në shtëpi, ndërsa derbi me Realin është më 9 prill.

Shanset par kampion - Ka dy arsye që kanë më tepër mundësi se tre rivalët e tjerë. E para se kanë më pak pikë dhe e dyta se janë të përqendrua­r maksimalis­ht te Liga e Kampioneve. Sivjet duket se po i kursejnë të gjitha energjitë te kompeticio­ni europian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania