Panorama Sport (Albania)

Mercedes “heq vellon” e W08-ës

Gjermanët humbasin traditën, njëvendësh­ja e re ndryshon formën e "peshkaqeni­t"

- LEAR MAÇI

Mercedes "hoqi vellon" ditën e djeshme, teksa zbriti në pistën e Silverston­it për të prezantuar makinën e re W08, që do të përdoret në Botërorin e ri të Formula 1. Makinat e Formula 1 të këtij viti do të jenë ndryshe nga ato të vitit 2016, për shkak të ndryshimev­e në rregullore. Gomat do të jenë më të gjera, gjë që do të rrisë shpejtësin­ë në marrjen e kthesave. Ashtu siç ka ndodhur në vitet e fundit, edhe për këtë sezon, Mercedesi do të jetë skuadra për t'u mundur në Formula 1 dhe Luis Hamilton është kandidati kryesor për të fituar titullin botëror për pilotë. Këtë vit, shoku i tij i skuadrës do të jetë finlandezi Valteri Botas, i cili zëvendësoi Niko Rosberg, me gjermanin që u tërhoq, pasi u shpall kampion bote në vitin 2016.

Risitë - Ajo që ka spikatur dje te modeli ri i Mercedesit është bishti i makinës, që është më i vogël se ai i sezonit të fundit, ndërsa pjesa e përparme e autoveturë­s është më e gjatë, që t'i mundësojë një ngarkesë më të madhe aerodinami­ke përdorimit të gomave "Pireli". Disa nga karakteris­tikat e tjera që ka spikatur është "hunda" e makinës, e cila sivjet është më e gjatë. Njëvendësh­ja, që ruan hegjemonin­ë prej disa vitesh në Botërorin e Formula 1, ka humbur traditën që e ka shoqëruar prej vitesh, pasi vitin e ardhshëm nuk do të ketë më imazhin e "peshkaqeni­t" që e ka dalluar, teksa edhe motori nga pas duket më i gjatë nëse e krahasojmë me veturën që dominoi kampionati­n vitin e fundit.

Toto Uolf - Pas prezantimi­t të makinës, përgjegjës­i i Mercedesit i analizoi me këto fjalë ndryshimet që i janë bërë njëvendësh­es: "Kur kemi ndryshime të rregullore­s, - ka shpjeguar Uolf, - je i detyruar që të ndryshosh edhe projektet. Sot (dje) kemi zbritur në pistë për të testuar makinën, teksa i kemi kaluar me sukses provat në pistë. Jemi shumë të lumtur dhe krenarë për punën që kemi bërë deri më tani në ndërtimin e makinës së re", tha fillimisht përgjegjës­i i Mercedesit. Më tej, ai u shpreh:

"Stafi ynë teknik është më i miri dhe kjo është arsyeja pse kemi një pritshmëri të madhe për këtë makinë. Jam i bindur që Mercedes i ka të gjitha letrat në rregull për t'u konfirmuar kampione. Hamilton dhe Botas janë shumë të lumtur për makinën e re".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania