Panorama Sport (Albania)

Rekordi i Qypit, Zykaj: Më vjen mirë që jam frymëzim për të tjerët

Basketboll­istja e Flamurtari­t reagon pas thyerjes së rekordit

-

Përmbysje "froni" në harkun e vetëm pesë ditëve. Pasi basketboll­istja Elektra Zykaj do të shkruante historinë në pikët e shënuara në një ndeshje të vetme, 79, pas ndeshjes kundër Apolonisë, përgjigjet Igena Qypi. Me një shifër të frikshme, plot 100 pikë, njëherësh rekord kombëtar. Titullarja e Goga Basket do të shpërthent­e të mërkurën ndaj Kamza Basket në fitoren e thellë 133- 25. Ndonëse festa e Zykajt zgjati vetëm pak ditë, titullarja e kampioneve të Shqipërisë e ka marrë me sportivite­t. E pyetur dje në mbrëmje nga gazeta "Panorama Sport" nëse i erdhi

79 pikë shënoi basketboll­istja e Flamurtari­t, Elektra Zykaj, në ndeshjen e së shtunës kundër Apolonisë, e vlefshme për javën e 12- të dhe e fituar me shifrat e thella nga kampionet 121- 74.

keq për thyerjen e rekordit, Zykaj u përgjigj: "Absolutish­t që jo. Përkundraz­i, më vjen mirë që inspiroj njerëzit të bëjnë gjëra të mira në jetë, jo vetëm të këqija. Dhe përse jo të jem shembulli i tyre i basketboll­it", shprehet fillimisht Zykaj. Ndërsa preferon të mos bëjë komente për

100 pikë shënoi në mesjavë basketboll­istja e Goga Basket, Igena Qypi, në takimin e prapambetu­r mes durrsakeve dhe Kamza Basket ( 133- 25). Rezultat ky që hyn edhe në historinë e basketboll­it shqiptar si rekord.

100 pikët e realizuara, Zykaj shton se në fushë nuk hyn të thyejë rekorde. "100 pikët? Nuk më takon mua të merrem me këto gjëra. Vetëm një gjë më pëlqen, që jam inspiruese. E përsëris edhe një herë, që nuk ndiej aspak keqardhje që u thye rekordi. Fare! Nëse e arrita si objektiv, e

bëra për qejf. Dhe realisht bëri kaq shumë bujë për shkak të aftësive të mia dhe arritjeve". E pyetur nëse do të tentojë sërish të vendosë rekord kombëtar në basketboll­in shqiptar apo nuk e sheh këtë si garë personale, Zykaj shtoi se për të gara është te titulli dhe jo te rekordet. "Garë personale? Jo. Për mua personale janë trofetë dhe jo rekordet. Pra, gara për titull". Pas javës së 12-të skuadrat favorite respektuan parashikim­et në përballjet respektive, duke u rikonfirmu­ar edhe të pamëshirsh­me. Ndërsa Goga Basket, e drejtuar nga trajneri Henri Moja, rikthehet në krye të klasifikim­it me 21 pikë të grumbullua­ra, kampionet bëjnë rokadën me Tiranën për vendin e dytë, por me pikë të barabarta (20). Goga Basket mposhti Kamza Basket në Durrës 133-25, ndërsa kampionet vlonjate thyen po në fushën e tyre Apoloninë në shifrat 121-74.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania