Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Montela: Me apo pa kinezët, unë do të qëndroj gjatë te Milani

-

Që kur në stol është ulur Vinçenco Montela, Milanit i është rikthyer buzëqeshja, por mbi të gjitha skuadra ka filluar të fitojë pikë dhe besimin e tifozëve pas dy sezonesh të vështira. 42- vjeçari po bëhet gati për një ndryshim epokal, pasi me shumë gjasa ai do të jetë trajneri i fundit i epokës "Berluskoni". Mirëpo, Montela është i qetë, pasi mendon se aventura e tij në krye të stolit kuqezi do të zgjasë për shumë vite. Gjatë një interviste për mediat italiane, "aeroplani" e ka analizuar në këtë mënyrë sezonin e kuqezinjve.

Montela, si ndiheni që jeni trajneri i fundit i epokës "Berluskoni"?

Do e mendoj kur Berluskoni të largohet. Nuk dua që unë edhe skuadra të përthithim energji jo të mira. Di të them se jam shumë i lumtur për marrëdhëni­en që kam me drejtuesit aktualë.

Me Berluskoni­n në krye a ndiheni "i paprekshëm"? Një president ka të drejtë që të flasë për dëshirat e tij. Historia e Berluskoni­t është e veçantë dhe ai kërkon që Milani të fitojë nëpërmjet lojës së bukur.

Është e vërtetë që jeni trajneri që ju ka këshilluar më pak? Dikush ekzagjeron, pasi unë gjithmonë jam ndier i lirë. Presidenti di të bashkëbise­dojë dhe është shumë i kuptueshëm kur transmeton mendimin e tij. Ai ka aftësinë për të dhënë stimuj edhe kur gjithçka shkon mirë. Kritikë jo presidenci­ale: pse ky Milani e bazon lojën në kundërsulm?

Nuk është e vërtetë, pasi jemi ekipi që ka pësuar më shumë gola në kundërsulm, teksa shpeshherë kemi humbur topin në një zonë të rrezikshme.

Kur drejtonit Fiorentinë­n, Milani ju ka kërkuar?

I vetmi interes nga Milani ka qenë në vitin e fundit, sigurisht me autorizimi­n e klubit të Sampdorias.

Është e vërtetë që ju ka përzgjedhu­r Galiani dhe Gançikof, ky i fundit ka punuar për llogari të kinezëve? Është e vërtetë që të dy kanë qenë në takim, por mendoj se askush nuk ka vepruar pa marrë fillimisht miratimin e Berluskoni­t.

Si e shikoni të ardhmen tuaj?

Jam shumë i lumtur që drejtoj Milanin dhe dua të qëndroj sa më gjatë te kjo skuadër.

Për të luajtur Ligën e Kampionëve?

Skuadra është kompetitiv­e. Ka një shpirt dhe një bazë me lojtarë shumë të rinj në moshë. Unë kam besim se brenda një harku të shkurtër kohor, Milani do rikthehet në nivele të larta.

Mjaftojnë 130 milionë euro në merkato?

Thuhet se është më e thjeshtë të gabosh kur ke shumë para në dispozicio­n. Mirëpo, pavarësish­t sa do të jetë buxheti, duhet të evitojmë gabimet në merkato.

Si lindi zgjedhja për të aktivizuar 9 italianë në formacion?

Mua më pëlqen të stërvis lojtarët e fortë, por edhe të huajt sivjet na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, historia na ka mësuar se kur ke një bllok futbollist­ësh italianë në përbërje jemi më i favorizuar dhe është më e lartë përqindja e suksesit.

Fenomeni Donaruma është napolitan si ju. Çfarë raporti keni?

Donaruma është "shpikja" e Mihajloviç­it, unë i kam dhënë vetëm besim dhe ecuri. Më ka çuditur që në ditën e parë pjekuria e Xhixhos dhe ajo e Lokatelit.

Mendoni se është i pashitshëm?

Një futbollist si ai duhet mbajtur me çdo kusht. Ai është i ri dhe do të më pëlqente të qëndronte, mirëpo çdo gjë varet nga Donaruma.

Kur ishit një futbollist te Roma keni lëshuar një shishe uji kundër Kapelos: besojmë se nuk jeni çuditur për sherrin midis Bonuçit dhe Alegrit?

Nuk e njoh sherrin midis tyre. Në atë periudhë kisha arsyet e mia, por reagimi ishte i gabuar. Akoma e mbaj mend shpërthimi­n e babait pas asaj ngjarje ( qesh). Po për incidentin me Bakën çfarë mund të na thoni? Nuk më ka munguar kurrë respekti nga ana e tij. Unë te Roma po vuaja dhe isha shumë nervoz. Pengu më i madh ishte Botërori 2002, pasi isha në formë dhe i bindur se mund ta kisha fituar konkurrenc­ën me sulmuesit e tjerë. Baka do të qëndrojë te Milani?

Me klubin jemi plotësisht dakord që të qëndrojë dhe te futbollist­i kemi besimin maksimal. Jam shumë i lumtur që e stërvis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania