Reali blen një talent brazilian, por Perez ka plan të çmendur
Synohen Hazard, Dibala dhe Kurtua që në verë
Reali i Madridit vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe ditën e djeshme ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për një talent të Sao Paolos. Bëhet fjalë për 17- vjeçarin Augusto Galvan, i cili aktivizohet si sulmues qendre. Ajo që bie në sy është fakti se ai nuk ka luajtur ende me ekipin e parë, por kjo nuk e ka penguar Florentino Perezin që të shpenzojë 3 milionë euro për ta blerë. Lojtari është vlerësuar nga vëzhguesit si një talent me të ardhme të sigurt dhe akordi u arrit me urgjencë, për të evituar rivalitetin me klube të tjera. Gjithsesi, plani i merengesve për merkaton e ardhshme është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Një revolucion që pritet Rafael Varan do jetë jashtë fushave të lojës për një periudhë 4-6-javore, duke munguar në një fazë mjaft delikate të sezonit. Ai u dëmtua në ndeshjen e kaluar të kampionatit, kundër Valencias dhe tashmë trajneri Zidan duhet ta konsiderojë si të padisponueshëm. Pepe, i cili pritet ta zëvendësojë, gjithashtu nuk është në një formë të mirë fizike.
t'i japë një tjetër impakt lojës së ekipit.
Afrimet - Janë tre futbollistë që kryesojnë listën e dëshirave të Florentino Perezit, për të cilët mund të bëjnë edhe shpenzime marramendëse. I pari është Eden Hazard, që kërkohet me ngulm edhe prej trajnerit Zinedin Zidan. Belgu nuk ndihet i lumtur në
Londër, edhe pse ekipi ka pasur një ecuri pozitive dhe për këtë madrilenët mund të përfitojnë. I dyti është Paolo Dibala, prej të cilit do ndryshojnë edhe modulin e lojës. Ai planifikohet të luajë në qendër të sulmit së bashku me Kristiano Ronaldon. Ndërsa goditja e tretë është për portën. Edhe pse i preferuari i presiden- tit të madrilenëve është David de Gea, duket se Mançester Junajtid nuk ka ndër mend ta shesë. Në një situatë të tillë, do kërkojnë me çdo ngulm Tibo Kurtuan, i cili e njeh mirë kampionatin spanjoll. Largimet - Arka e klubit pritet të mbushet nga disa shitje të kushtueshme. Hames Rodrigez, Alvaro Morata, Karim Benzema, Isko dhe Danilo janë lojtarët që do bëjnë gati valixhet. Pavarësisht vlerësimit që klubi ka cilësitë e tyre, do sakrifikohen në projektin për të afruar të tjerë lojtarë. Shitja e Benzemasë dhe Moratës së bashku mendohet të jetë influencuar prej faktit që do ndryshojë pozicionin Ronaldo...