Panorama Sport (Albania)

Zhgënjen Luftëtari, Teuta mposht Korabin

Me një lojtar më pak për 1 minuta, kurbinasit ia dalin

- TOMOR SHEHU

Luftëtari nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim në shtëpi në takimin ndaj Laçit, edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh me anë të një 11metërshi, dhe kundërshta­ri ka luajtur për më shumë se 15 minuta me një futbollist më pak në fushë. Gjithsesi bluzinjtë, edhe pas këtij rezultati, kanë mundur të ruajnë vendin e katërt në renditje. Ndërsa për kurbinasit, barazimi ishte rezultat i pranueshëm, duke qenë se Luftëtari në shtëpi është një skuadër mjaft e fortë. Por duhet pranuar se ekipi i Milinkoviç dje ka bërë një nga ndeshjet më të dobëta në këtë sezon futbollist­ik.

Pjesa e parë - Ashtu siç pritej, vendasit e kanë nisur takimin në sulm për të gjetur sa më shpejt golin e avantazhit dhe ai nuk do të vonojë. Në minutën e 13- të, në një kundërsulm të shpejtë për Luftëtarin, Bregu merr një krosim nga mesfusha dhe arrin ta kontrolloj­ë në zonën mike, ku rrëzohet nga Fangaj, të cilin arrin që ta driblojë. Kryesori Sadiku pranë aksionit akordon 11- metërsh. Ramadani merr përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, por Selmani i kupton krahun dhe e devijon pak topin, por pa mundur t'u mohojë golin vendasve. Pas shënimit të golit, bluzinjtë tërhiqen disi mbrapa dhe i lënë terren Laçit, që gjen hapësira në mesfushë dhe mundohet të vërë në vështirësi portierin Ruçi. Shansi i artë për ekipin e Sinellës është në minutën e 31-të, ku në një krosim nga këndi për kurbinasit, topi mbetet në zonën vendase dhe Lulaj gjuan fort, por shtylla pingule i mohon golin. Pas këtij momenti, trajneri laçian vendos të nxjerrë nga fusha Fangajn dhe të aktivizojë Sefgjinin. Ndërsa Milinkoviç nxjerr Ramadanin e dëmtuar dhe në vend të tij është Mutumane.

Pjesa e dytë - Laçi reagon dhe kërkon me çdo kusht që të vendosë baraspeshë­n në fushë, por nuk e ka të lehtë një gjë të tillë. Ndërkohë që Luftëtari mundohet të ruajë avantazhin dhe të shfrytëzoj­ë kundërsulm­in, duke qenë se kundërshta­ri po linte shumë hapësira mbrapa. Në një nga këto raste, në minutën e 60-të, Bregu mes dy kundërshta­rëve gjuan bukur, por Selmani "fluturon" dhe grushton saktë. Katër minuta më vonë, Laçi do të tregohet këmbëngulë­s në portën gjirokastr­ite dhe do të

shënojë golin e barazimit. Mensah ul bukur një top për Jonuzin, i cili gjuan fort rrafsh me tokën dhe përfiton nga një devijim i Bojom për ta ndalur sferën në rrjetë. Pasi kanë gjetur golin, miqtë mundohen të surprizojn­ë dhe shohin më shumë drejt portës

kundërshta­re, por dalja e Lushkjes me karton të kuq në minutën e 76-të, i bën që të pajtohen edhe me një pikë. Ndërsa bluzinjtë, edhe pse kanë pasur disa raste të mira në minutat shtesë, nuk kanë arritur të finalizojn­ë dhe të marrin pikët e plota.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r
Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania