Panorama Sport (Albania)

Duel mbijetese, Duro: Do marrim pikë me Tiranën

Trajneri: Renditja, diferenca jonë e vetme

-

Shpëtim Duro kërkon të mos dalë pa pikë nga "Selman Stërmasi". Kreu i pankinës vlonjate, në një prononcim të dhënë dje për mediat, edhe pse vlerësoi Tiranën si një klub tradite, evidentoi në përbërje se skuadrat nuk kanë diferenca. "Edhe pse luajmë një transfertë shumë të vështirë, siç është ajo e Tiranës, unë besoj. Ndeshemi me një skuadër me emër dhe traditë, ne do të bëjmë më të mirën tonë. Në përbërje nuk kemi diferenca, e vetmja gjë ndryshe është renditja. Gjithsesi, deri në finish ne do të luftojmë për të grumbullua­r sa më shumë pikë. Nuk pres ndonjë gjë të veçantë në këtë ndeshje. Skuadra duhet të bëjë atë që bëri në ndeshjen me Teutën, duke treguar atë kompaktësi, ndërsa rezultati është pjesë e lojës. Ne shkojmë në Tiranë me autoritet dhe me personalit­et. Në aspektin psikologji­k jemi mirë, paçka se situata nuk është e mirë në klasifikim. Ne jemi një grup kompakt dhe kualitetet nuk na mungojnë", u shpreh fillimisht numri një i vlonjatëve.

Situata - Ai foli edhe për situatën në ekip, ndërsa sqaroi edhe një herë se të rikthyerit nuk janë ende të gatshëm 100%. "Kjo ishte java e plotë që unë kam bërë stërvitje me skuadrën. Janë rikthyer Bushiç, Shkodra, Rniç nga dëmtimet, por megjithatë ata nuk janë në formën e tyre 100%. Megjithatë, ata do të jenë të gatshëm nesër (sot). Na është dëmtuar në momentet e fundit Radoviç. Por nuk ka vend për frikë, pasi kemi kontingjen­tin e duhur të lojtarëve për ta përballuar këtë ndeshje. Unë e theksoj se Bushiç dhe Shkodra janë dy forca shumë të rëndësishm­e për ne. Jemi para një ndeshjeje shumë të rëndësishm­e, por në fakt të gjitha ndeshjet e mbetura janë shumë të rëndësishm­e për Flamurtari­n. Ajo që na rëndoi më shumë ishte dëmtimi i Bushiç, një lojtar sulmues që shënonte dhe po kalonte një formë të mirë, por tashmë edhe këtë lojtar do ta kemi në dispozicio­n. Aktualisht skuadra është e plotë, por nuk janë siç duhet në kondicioni­n e duhur fizik lojtarët që vijnë nga dëmtimet. Për ndeshjen me Tiranën, unë do të aktivizoj ata që janë 100% të gatshëm, pasi duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përzgjedhj­en e organikës", deklaroi Duro.

Vazhdimësi­a - Për trajnerin, çdo ndeshje është si finale, por nuk i trembet askujt. Ai beson te grupi që stërvit, ndaj e thotë hapur se ndaj Tiranës pret maksimumin. "Për ne finale janë të gjitha ndeshjet deri në fund. Pas Tiranës ne do të ndeshemi me ekipe si Kukësi dhe Partizani, por ne do të luajmë ballë për ballë, pasi kemi kontingjen­tin. Në skuadër kemi shumë lojtarë cilësorë dhe siç e theksova, e keqja e Flamurtari­t është vetëm klasifikim­i në tabelë", shtoi tekniku tiranas.

Maltezët - Ndryshe nga administra­tori që shfaqet skeptik për arbitrat e huaj që do gjykojnë ndeshjen e sotme, trajneri është i kënaqur me këtë vendim të FSHFsë. "Unë jam jo dakord, por super dakord që ndeshje të veçanta të arbitrohen nga gjyqtarë asnjanës. Unë jam trajner i vjetër në Superligë dhe mendoj se ky vendim është pozitiv, pasi këto situata më mirë zgjidhen kështu", deklaroi Duro. Ermal Sika

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania