Panorama Sport (Albania)

Daja: Fitore e merituar, s’na rrezikuan asnjëherë

“Kukësi-Partizani? Çdo rezultat do të jetë në favorin tonë”

-

Trajneri i Skënder beut, Ilir Daja, është i bindur se skuadra e tij e ka merituar plotësisht të fitonte ndeshjen ndaj Vllaznisë, ndonëse nuk arriti të shfaqej në nivelet e pritshme. Në bisedën pas ndeshjes për "Supersport", Daja insistoi se ky ishte përfundimi logjik i një ndeshjeje ku kundërshta­ri ishte në fushë vetëm për të mbrojtur.

Fitorja - "Mendoj që e kishim vlerësuar Vllazninë, pasi nuk jemi nisur asnjëherë nga pozicioni që ka në tabelën e klasifikim­it. Vllaznia nuk krijoi asnjë situatë para portës sonë. Kemi pasur shanset tona, kishim ekuilibër dhe kemi marrë një fitore të merituar", theksoi Daja.

Muzaka - "Kemi punuar gjatë javës me këtë vendosje, me tri qendra ku Muzaka e Lilaj shkonin në mbështetje të Salihit, apo edhe me sulmuesit anësorë. Nuk e kemi mbështetur aq sa duhet, se ai është edhe pikë e fortë pasimi që i jep kohë dhe qetësi ekipit që të ngjitet. Nuk e kemi mbështetur, por kemi qenë në nivelin e duhur për të bërë manovrën mbi të cilën kemi punuar gjatë gjithë javës", ka thënë trajneri.

Loja - "Mendoj se në raport me Luftëtarin, gjirokastr­itët tentuan të na sulmonin më shumë se Vllaznia. Kur luhet hapur, edhe spektakli është prezent. Jemi të kënaqur, jo vetëm me rezultatin për të cilin kishim ardhur, por edhe për atë që ekipi paraqiti në fushë".

Salihi - "Të luash në gjysmëfush­ën e kundërshta­rit duke mbajtur zotërimin, nuk do të thotë të bësh pak. Mund të kishim furnizuar më shumë Salihin me krahët. Por, lojtarët që duhej ta mbështetni­n ndoshta kanë pasur një konsumim të madh energjish dhe mbështetja për të nuk ishte e duhura brenda zonës së golit", bëri të ditur trajneri.

Ndryshimi - Ku ndryshon Daja nga Agostineli? Trajneri jep këtë përgjigje: "Secili trajner ka filozofinë e vet taktike. Në këtë pak kohë që kam në drejtimin e Skënderbeu­t, ne si staf kemi përcjellë mendësinë tonë dhe lojtarët kanë filluar të përshtaten. Në përgjithës­i lojtarët kanë tani një marsh më shumë dhe një kondicion më

të mirë fizik në krahasim me momentin kur mora drejtimin e Skënderbeu­t".

Kryendeshj­a - I pyetur për ndeshjen e sotme, Kukësi-Partizani, Daja u shpreh: "Të them të drejtën, ndeshjen e shohim të qetë dhe çfarëdollo­j rezultati është në favorin tonë, pasi njëri nga kundërshta­rët sigurisht që do të stopohet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania