Panorama Sport (Albania)

Latifi: Goli për nënën, Salihin e markojnë shumë

-

Mesfushori i Skënderbeu­t, Liridon Latifi, ia dedikoi golin në Shkodër nënës së tij që sot ka ditëlindje­n. Në prononcimi­n pas ndeshjes, ai komentoi gjithashtu vështirësi­në e Hamdi Salihit në gjetjen e golit. "Dola i dëmtuar nga fusha, por nuk është problem serioz. Në fillim kisha shumë dhimbje, por tani jam më i qetë. Sa i përket ndeshjes, mendoj se qarkulluam topin mirë dhe bëmë atë që do trajneri, edhe pse nuk krijuam dot shumë raste. Goli? E pashë që Bicaj do pasonte në mes dhe arrita ta kap topin, më pas Muzaka më shërbeu shumë mirë dhe shënova me një goditje perfekt. Këtë gol ia dedikoj nënës sime që nesër (sot) ka ditëlindje­n. Ky është gol special për mua", ka thënë fillimisht Latifi për "Supersport". Më pas, i pyetur për vështirësi­në e Salihit në gjetjen e golit, kosovari u shpreh: "Hamdiu është shumë i rëndësishë­m për ne. Jam i bindur se në fund ai do të jetë golashënue­si më i mirë. Do vijë momenti që do i bëjë golat. Ai po bën për ekipin atë që duhet dhe shpresoj shumë që shumë shpejt të zhbllokohe­t. Unë mundohem ta gjej atë që të shënojë, edhe futbollist­ët e tjerë mundohen ta shërbejnë gjatë gjithë kohës, por kundërshta­rët e markojnë shumë dhe në këtë mënyrë ai na jep neve hapësira". Latifi shpreson që të jetë pjesë e Kombëtares në sfidën e radhës me Italinë. "Nuk di të përgjigjem se sa afër jam me Kombëtaren. Sa më afër që të jem, aq më mirë për mua, por këtë gjë e di trajneri De Biazi", përfundoi Latifi, i cili me golin e djeshëm shkoi në kuotën e 5 golave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania