Panorama Sport (Albania)

Organizim tifozësh për takimin e sotëm

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur që të hapë dyert e stadiumit për sfidën e sotme kundër Partizanit. Pritet që sot të jenë të pranishëm mbi 5 mijë tifozë në shkallët e stadiumit "Zeqir Ymeri", nga të cilat 500 vende do të rezervohen për tifozët miq. Drejtuesit e klubit u kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë për të mbështetur skuadrën në këtë takim. Tifo-grupet e ndryshme kuksiane po organizohe­n për të udhëtuar drejt Kukësit nga Tirana, Kamza dhe Durrësi. Një autobus do të niset sot nga Kamza me tifozë kuksianë. Edhe tifozët e Partizanit janë organizuar dhe rreth 10 autobusë pritet që të udhëtojnë nga kryeqyteti në drejtim të Kukësit me ultras të kuq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania