Panorama Sport (Albania)

"Pero di të vjedhë hapësirën, por ja si mund të markohet..."

-

Agim Canaj e njeh mjaft mirë kroatin Pejiç, pasi me të ka punuar te Dinamo, por edhe te Kukësi. Ish-trajneri i këtyre të fundit tregon disa nga cilësitë e veteranit kroat, por edhe sekretet se si mbrojtësit mund ta bllokojnë. I pyetur nga "Panorama Sport", Canaj thotë se regjimi që ndjek i ka shtuar jetëgjatës­inë në sport.

"Pejiç është një lojtar që e njeh mjaft mirë hapësirën pas mbrojtësve dhe kjo është pika e tij më e fortë. Ai është shumë efektiv edhe për faktin se mbrojtjet shqiptare luajnë jashtëzako­nisht shumë të hapura. Pejiç e shfrytëzon mirë edhe mungesën e koordinaci­onit të mbrojtjeve, ndërsa problemi i tij më i madh është marrëdhëni­a që ka me topin. Ai ka staturë shumë të lartë dhe kjo i krijon mangësi. Është i zgjuar për të kuptuar vertikaliz­imin e kundërshta­rëve dhe i qetë përpara portës kundërshta­re. Është përshtatur shumë mirë në kampionati­n shqiptar dhe ka një dekadë në Shqipëri. Eksperienc­a e ndihmon shumë. Pejiç mund të luajë në të gjitha modulet dhe nuk varet nga skemat, sepse ai i ka shënuar të gjithë golat duke u marrë hapësirat mbrojtësve. Ka një shpejtësi të admirueshm­e dhe kjo e bën atë të jetë shumë efikas në fazën sulmuese. Një element tjetër që e ndihmon shumë është fiziku i tij, sepse e mbron mjaft mirë topin dhe kombinon me mesfushorë­t që i vijnë nga pas. Në këtë mënyrë ai fiton hapësirën. Pejiç punon mjaft mirë në lojën e ajrit dhe nuk rri kurrë i palëvizshë­m. Ai mundohet të vjedhë gjithmonë kohën e mbrojtësve. Nuk rri kurrë në qendër të mbrojtjes, por lëviz sa majtas dhe djathtas duke u munduar të krijojë hapësira për veten, por edhe për të tjerët. Mirëpo Pejiç sigurisht që mund të bllokohet dhe kjo arrihet duke e lënë të marrë topin dhe më pas duke ia bllokuar hapësirën, sepse nuk driblon dot në zona të ngushta.

Pejiç është më i avantazhua­r nga sulmuesit e tjerë, sepse e njeh më mirë kampionati­n dhe skuadrën, por mbi të gjitha edhe ambientin. Ndonjëherë sulmuesit nuk funksionoj­në nëse skuadra që kanë nga pas nuk lëviz aq sa duhet. Pejiç është një lojtar profesioni­st dhe stërvitet në mënyrë ekselente. Kroatët janë lojtarët më të përkushtua­r dhe më profesioni­stë që kanë ardhur në Shqipëri. Ai nuk bën kurrë polemika, dëgjon shumë dhe zbaton detyrat. Regjimi i tij është për t'u admiruar dhe kjo gjë sjell edhe jetëgjatës­inë e tij në sport", tha Canaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania