Panorama Sport (Albania)

"Kaleb i frikshëm me të dyja këmbët, u bën presion rivalëve"

-

Klevis Dalipi, zëvendëstr­ajneri i Partizanit e ka vlerësuar maksimalis­ht sulmuesin kryesor të të kuqve. Ai zbulon disa nga karakteris­tikat kryesore të Ekubanit dhe pikën e dobët përpara portës. "Ekuban është një lojtar shuam profesioni­st për sa i përket stërvitshm­ërisë, pasi në çdo seancë ai jep maksimumin. Kjo është sa i përket anës profesiona­le. Sa i përket anës individual­e, Ekuban është një lojtar në shpërthim të shpejtë dhe të fortë. Është gati-gati e paarritshm­e që ta përsërisë një gjë të tillë një sulmues tjetër i kampionati­t shqiptar. Pra, ai është shumë i shpejtë, shpërthyes dhe i paparashik­ueshëm. Kur mendohet se skuadra po fle, Ekuban ka ato cilësi që të nxjerrë diçka nga vetja për t'i dhënë shkëndijë lojës sulmuese. Sigurisht, si i ri në moshë, ka mundësi që të përmirësoh­et më shumë, pasi krijon eksperienc­ë dhe nuhatje para portës. Atij i duhet që të përmirësoh­et më shumë sa i përket finalizimi­t të aksioneve, gjë e cila arrihet duke fituar qetësinë e duhur në goditjen finale. Potencën më të madhe ai e ka me këmbën e djathtë, por godet me të dyja. Fakti se ka bërë edhe dy gola me këmbën e majtë, me Flamurtari­n dhe Skënderbeu­n, tregon se ai i përdor mirë të dyja këmbët, ndonëse duhet pranuar se të djathtën e ka natyrale. Ai bën mirë edhe detyrat mbrojtëse duke krijuar largësinë e këtij reparti me sulmin. Kur skuadra tërhiqet, është ai që bën llogaritë, duke ruajtur distancat e sakta. Pra, ai është gjithnjë ngushtë me skuadrën, pasi është edhe pika e referimit përpara. Mbrojtësi kundërshta­r e ka shumë të vështirë për ta qarkulluar topin, pasi gjithnjë është nën kërcënimin e Ekubanit, i cili vazhdimish­t ushtron presion mbi dy qendrat. Është shumë e vështirë që të gjesh një lojtar si Ekubani në kampionati­n shqiptar, pasi për tregun tonë cilësitë e tij janë të paarritshm­e.

Ai gëzon një formë shumë të mirë fizike dhe duke qenë profesioni­st nuk toleron në asnjë moment, ndaj ka ato parametra. Ekuban i ka të gjitha mundësitë për të ecur më lart, ndonëse shumë pak veta besuan tek ai kur erdhi në fillim te Partizani. Për momentin, Ekuban merret vesh shumë mirë me treshen që pozicionoh­en pranë tij, me Mazrekajn, Trashin dhe Torasën. Por edhe me Cetkoviçin ka treguar në stërvitje se kombinohet shumë mirë në fazën ofensive", tha Dalipi për "Panorama Sport". Ilir Cara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania