Panorama Sport (Albania)

Pogradeci jep leksion, Elbasani drejt rënies

5 fitore radhazi për liqenorët, verdheblut­ë në kolaps

- PËLLUMB STAROVA

Pesë fitore radhazi dhe një biletë në 5shen e parë të Grupit B për Pogradecin. Skuadra e drejtuar nga Festim Fetollari po kalon një formë të shkëlqyer dhe dje ka regjistrua­r fitoren e radhës, duke mundur në fushën e vet Elbasanin. Verdheblut­ë duket se po shkojnë drejt greminës, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Ndeshja - Fillim i qetë për të dyja ekipet, të cilat luajnë kryesisht në mesfushë. Vetëm në minutën e 6-të është Jahaj që prish monotoninë duke rrezikuar me goditjen e dënimit, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në vazhdim i kudondodhu­ri Shkulaku nga krahu i majtë, në gjysmë lartësi godet saktë në zonë dhe kalon Pogradecin në avantazh në minutën e 10-të. Edhe më vonë, liqenorët vazhdojnë të sulmojnë duke rrezikuar, ndërsa miqtë preferojnë të mbrohen dhe me ndonjë kundërsulm mundohen t'i afrohen portës kundërshta­re. Në minutën e 22-të, Jahaj jep një top të gjatë për Shkulakun në zonë, që e kontrollon mirë dhe pasi shmang edhe portierin, shënon golin e dytë. Loja fiton më shumë ritëm, ndërsa miqtë e kanë shumë të vështirë të shënojnë. Pjesa e dytë fillon me një sulm për miqtë, por që nuk arrijnë të finalizojn­ë. Atë që nuk e bëjnë vendësit, e realizojnë miqtë. Në të 56-ën, verdheblut­ë fitojnë një goditje këndi dhe pas harkimit

në zonë është Luta që i shmanget mbulimit të mbrojtjes kundërshta­re dhe shënon, 2-1. Vendësit e ruajnë avantazhin deri në fund. Trajneri i Elbasanit, Dosti, pas ndeshjes u shpreh: "Më vjen keq që nuk barazuam. Pësuam gola që në pjesën e parë. Djemtë e mi kanë nevojë për moral".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania