Panorama Sport (Albania)

Luhet në një moçal, Mamurrasi i pafat ndaj Besës

-

Mamurrasi dhe Besa nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 00 në takimin e luajtur dje në një fushë që më shumë i ngjante një moçali. Edhe pse duhet edhe një javë që të mbyllet faza e dytë, të dyja këto ekipe do të jenë në 5-shen e dytë të Grupit A dhe do të luftojnë për mbijetesë.

Ndeshja - Loja ka nisur me reshje të dendura shiu, duke krijuar vështirësi për të dyja ekipet në lojën e tyre. Nga vendësit janë shfaqur rastet e para në portën kundërshta­re, ku merita ka Selaci që ka shpëtuar të tijtë. Trajneri Maho, që ishte në fushë që nga minuta e parë, është përpjekur të organizojë të tijtë duke luajtur në role të ndryshme. Ndërsa miqtë kanë menduar të mbrohen me kujdes. Shqiptari i Maqedonisë, Etemi, është kërkues, por dështon në finalizim, në një kohë që Gjonpalaj godet në dy raste shtyllën dhe është i pafat. Në pjesën e dytë, vendësit janë më kërkues, por terreni i lodh lojtarët, të cilët krijojnë raste, por gabojnë. Kjo pjesë e dytë e lojës thuajse zhvillohet në gjysmëfush­ën e miqve nga Kavaja. Janë momente decizive, falë dhe dy goditjeve në afërsi të zonës së portës mike, por nuk ka gol. Ndërsa lojtarët e Besës regjistroj­në dy momente në pjesën e dytë me Hykën dhe Ribajn, por pa rezultat. Pavarësish­t përpjekjev­e, takimi mbyllet në barazim pa gola. Ahmataj - Pas ndeshjes, trajneri i Besës, Julian Ahmataj, u shpreh: "Jam i kënaqur nga pika e arritur në një fushë të vështirë si kjo e Mamurrasit, ndërkohë që dua të falënderoj drejtuesit e saj për pritjen. Gjithashtu falënderoj edhe lojtarët që kanë ditur të ruajnë barazimin ndaj një Mamurrasi që na gozhdoi në portë. Shpëtuam falë meritës së portierit Selaci. Tashmë do të mendojmë për sfidat e radhës, pasi sërish ndihemi në vështirësi në renditje". Ahmet Zani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania