Panorama Sport (Albania)

Vuan Erzeni, Tërbuni "pret biletën" drejt së Dytës

-

Në një terren të rënduar dhe rrëshqitës nga shirat, Erzeni ia ka dalë të fitojë në fushën e vet ndaj Tërbunit. Shijakasit kanë triumfuar 21 ndaj pukjanëve dhe janë ngjitur në vendin e 2-të, në pritje të ndeshjes së Besëlidhje­s. Erzenit i është dashur një penallti për të siguruar fitoren përballë Tërbunit që mbetet në fund dhe duket se e ka "prerë biletën" për në Kategorinë e Dytë.

Ndeshja

Erzeni e nis vrullshëm lojën dhe që në minutën e parë Pasha brenda zonës së rreptësisë humbet një rast të mirë për të shënuar. Ndërsa minutat vijonin, dukej që miqtë nga Puka e kishin përmirësua­r lojën së tepërmi. Në minutën e 13-të, Puka dha sinjalin se Erzeni nuk do ta kishte të lehtë këtë fitore. Në të 25-ën zhbllokohe­t rezultati. Është Lleshi që brenda zonës godet saktë dhe kalon shijakasit në avantazh. Por dy minuta më pas janë miqtë me anë të Saliajt që barazojnë rezultatin. Pjesa e dytë pati të njëjtën pamje me vendësit kërkues për të gjetur golin e avantazhit. Në minutat e 65-të dhe 68-të, dy herë Lleshi nuk arrin të shënojë në portën e Tërbunit. Në të 75-ën, ka një sulm të rrjedhshëm të Erzenit dhe topi ndalet me dorë brenda zonës. Ka 11-metërsh për vendësit dhe nga pika e bardhë është Pasha që shënon, duke kaluar shijakasit në avantazh. Vendësit e menaxhojnë mirë këtë rezultat deri në fund.

Bubeqi

Pas ndeshjes, trajneri i Erzenit, Dorian Bubeqi, u shpreh: "E kisha parashikua­r si një ndeshje të vështirë të Erzenit me Tërbunin, sepse kisha frikë që futbollist­ët e mi do ta konsideron­in të lehtë. Gjithsesi, megjithëse arritëm një fitore minimale, skuadra pati edhe raste të tjera për të shënuar dhe për këtë i përgëzoj për fitoren e arritur. Tashmë të mendojmë për sfidën e radhës ku do kërkojmë sërish 3- pikëshin". Fiqiri Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania