Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nuk fal, tripletë ndaj Shënkollit

-

Kastrioti ka mposhtur dje me lehtësi Shënkollin, duke regjistrua­r fitoren e dytë radhazi në kampionat, e cila e ngjit skuadrën e Deliut një pozicion më lart në klasifikim. Miqtë i rezistuan presionit të vendasve vetëm 15 minuta, ku Kabiru nga pika e bardhë zhbllokoi shifrat. Ishte sërish nigeriani ai i cili dy minuta më vonë realizon golin e dytë, ndërsa Çutra vulos gjithçka në minutën e 90- të me një eurogol.

NDESHJA - Kastrioti tregon se është "zot" shtëpie, pasi qysh në fillim të takimit merr frenat e lojës. Muçmata është ai që nis presionin ven- das, por sfera e goditur prej tij ndalohet nga trau. Miqtë ndërhyjnë keq ndaj sulmuesit Kabiru dhe kryesori akordon 11- metërsh. Është vetë nigeriani që nuk gabon nga pika e bardhë, duke kaluar vendësit në avantazh. Dy minuta më vonë, në të 17-ën, Manuka nis

një inkursion nga e majta, kroson në zonë, aty ku gjendet Kabiru, i cili nuk e ka të vështirë të dyfishojë shifrat. Miqtë mundohen të krijojnë aksione, por e kanë të vështirë depërtimin në zonën krutane. Çutra është rreziku kryesor për portierin mik,

sepse në disa raste ka goditur portën, por ka qenë i pafat. Fraksioni i parë mbyllet me një aksion nga e djathtë me protagonis­t Nezirin, i cili kombinon bukur me Kabriun, që godet shtyllën, duke e mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2- 0. Frak-

sioni i dytë nuk ka shumë histori, pasi miqtë janë të pafuqishëm për të krijuar raste, ndërsa vendësit duken të kënaqur me rezultatin, por herë pas here i afrohen portës, siç ishte rasti i Ikonomit në të 74- n, të cilit shtylla i mohon golin. Kur po luhej minuta e fundit,

një goditje dënimi në favor të Kastriotit i shërben Çutrës për të mbyllur ndeshjen, pasi nga rreth 30 metra mesfushori gjuan bukur, duke realizuar një eurogol. Nga ana tjetër, miqtë e kanë pasur të pamundur që të bëjnë diçka për të reaguar. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania