Panorama Sport (Albania)

Maldini: S’pendohem që refuzova Milanin, dyshoj te kinezët

"Rikthehem në futboll vetëm për të punuar te 'Djalli'"

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Ranieri, Milani kin ez, e ardhmja dhe çështja "Bonuçi". Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, gjatë një interviste për "Radio 2" ka folur për temat më të nxehta të aktualitet­it, teksa ka rrëfyer këndvështr­imin e tij, si zakonisht, pa e "kafshuar gjuhën". Fillimisht ai u ndal te shkarkimi i Ranierit: "Ranieri ka bërë historinë dhe këtë nuk e shuan dot askush. Në kohët moderne vështirë se arritjen e tij mund ta përsërisë dikush tjetër, por në futboll ka shumë pak mirënjohje".

Leiçesteri- Maldini vijoi duke thënë për trajnerin: "Të shkarkosh një trajner është më e thjeshtë se të shesësh 30 lojtarë, kjo është e qartë. Shpeshherë marrëdhëni­a e trajnerit me lojtarët kriset dhe drejtuesit e klubit janë të detyruar të marrin vendime pak të nxituara. Mirëpo, trajnerë si Ranier do mbeten të paharruar, pasi kanë shkruar historinë e futbollit".

Përplasja Bonuçi- AlegriDisk­utimi më pas spostohet te çështja që trazoi ujërat në shtëpinë e Juventusit. "Trajneri ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta, - thotë Maldini duke iu referuar pezullimit të mbrojtësit italian në sfidën e Ligës së Kampionëve. - Duhet ta bënte, pasi ai është përgjegjës­i i grupit, por të tilla situata mund të ndodhin kur je i lodhur, i nevrikosur dhe gjërat nuk ecin siç duhet. Më përpara nuk kishte kaq shumë kamera në fushë, mirëpo askush nuk ka parë se çfarë ka ndodhur mes tyre".

Baba Çezare- Paolo foli edhe për të atin, duke thënë: "Ai nuk ishte një trajnerrre­shter. Ndiqte modelin e vjetër, teksa lindi në vitet '30 dhe e ndërtoi karakterin e tij duke akumuluar eksperienc­ën sportive në vitet '50 e '60. Në ato vite, lojtarët qëndronin në "Milanello" nga e hëna deri në të dielën. Nëse mund të marr një meritë, jam munduar ta ndryshoj pak, që të ishte në koherencë me futbollin modern".

Kinezët e Milanit- Fjalët e fundit nuk mund të ishin ndryshe. Ai foli edhe një herë tjetër për Milanin e tij: "Akordi me kinezët? Unë jam gjithnjë e më i bindur për zgjedhjen time, duke refuzuar të isha pjesë e klubit pa fuqi të plota vendimmarr­je. Nuk ka ndryshuar asgjë, pasi ende kam dyshimet e mia për pronarët e rinj të klubit. E ardhmja? Nuk kam plane, për momentin pozitat e mia nuk kanë ndryshuar. Nuk kam pritur kurrë asgjë nga klubi dhe mendoj se kështu është e drejtë. Milanit i kam dhënë shumë, por edhe kam marrë shumë. Nëse më duhet të rikthehem, do e bëja vetëm për të dhënë kontributi­n tim për Milanin, për asnjë skuadër tjetër. Objektivi? Uroj që kuqezinjtë të rikthehen sa më shpejt në Europë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania