Di Françesko i lëshon sfidën Montelës
Trajneri i Sasuolos, Eusebio Di Françesko, e ka analizuar në këtë mënyrë sfidën e sotme midis ekipit të tij dhe Milanit: "Kuqezinjtë janë një skuadër që po paraqitet mirë në këtë sezon, por kemi mësuar se si ta godasim dhe jam i bindur që i kemi mundësitë për të fituar. Montela? Po bën një punë të shkëlqyer me Milanin dhe së bashku jemi shumë mirë, por më duhet ta mund".