Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Një ndeshje agresive, uroj që të luajnë me 3 mbrojtës

Trajneri i Romës: Penalltitë? Më mirë të heshtin...

-

"A e ndryshon stadiumi mendimin tim për rinovimin? Rëndësi kanë rezultatet. Roma ime do të ketë një të ardhme të madhe, por ne duhet të shohim përpara ndeshje pas ndeshjeje". Janë ditë vendimtare këto në shtëpinë e kryeqyteta­sve dhe Luçano Spaleti e di: të premten OK për stadiumin e ri, dje konferenca për shtyp dhe nisja me tren drejt Milanos për kryendeshj­en e sotme ndaj Interit, përpara një cikli që do ta shohë Romën të përballet në harkun e 10 ditëve me zikaltrit, Lacion në Kupën e Italisë, Napolin dhe Lionin në Ligën e Europës: "Duhet ta vendosim këmbën në gaz, por ndeshje pas ndeshjeje. Janë të gjitha ndeshje të vështira që duhen interpretu­ar me kujdes. Ndonjë ndryshim do ta bëjmë. Ndaj Interit Manolas do të jetë në fushë, sepse ndihet mirë".

Pioli dhe penalltitë - Për Interin Spaleti flet shumë mirë, por përgjigjet edhe kur e pyesin se si Pioli dhe Sarri janë kaq të informuar për penalltitë që i jepen Romës: "Kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit, janë të fortë dhe Pioli është një trajner i zoti. Të gjithë e dinë se ai di të flasë për taktikën dhe me futbollist­ët e tij. Ne jemi gati të përballemi me një skuadër fituese dhe nëse do të luajnë me 3 mbrojtës do të jetë një ndeshje e hapur me shumë individual­itete në gjithë fushën. Do të shohim se kush do të jetë më i zoti dhe i qëndrueshë­m. Do të jetë një ndeshje shumë agresive. Penalltitë? Nuk e di nëse ata u referohen pak penalltive që janë akorduar për ata, apo për ato shumë për ne. Ajo që unë di me siguri është se në 19 ndeshjet e vitit të shkuar, ne na dhanë vetëm një penallti dhe askush nuk guxoi të thoshte një gjysmë fjale. Por nëse ata kërkojnë diçka dhe duan të na përdorin ne, atëherë..." Xheko dhe Ikardi - Pikë e palëvizshm­e në këtë cikël është Xheko, të cilin Spaleti nuk do ta ndërronte me Ikardin: "Ka lojtarë këtu që vendosin vetë, por unë Xhekon do ta mbaja shumë fort. Por nëse ai apo Naingolan do të largoheshi­n, do prisja nga drejtuesit që të sillnin lojtarë po aq të fortë. Tifozët e Romës mund të qëndrojnë të qetë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania