Panorama Sport (Albania)

Sherr masiv te moshat, ndërhyn policia

Pjesë e turpit në derbin e “Asllan Rusi”-t edhe prindërit

- OLGERT SERANI

Precedentë­t e dhunës në basketbol lin e moshave po bëhen të zakonshëm në kampionati­n shqiptar, duke dhënë kështu një model të turpshëm për këtë brez të pretenduar të perspektiv­ës. Pas incidentev­e të ndodhura pak javë më parë në ndeshjen Teuta- Tirana ( U18 djem), Federatës Shqiptare të Basketboll­it i del sërish situata jashtë kontrollit. Aktet e dhunës janë rikthyer në kryeqytet në pallatin e sportit "Asllan Rusi", në takimin e vlefshëm për javën e tetë të Grupit B, Real Basket- Invaders. Gazeta mësoi se incidentet e dhunës kanë ndodhur në përfundimi­n e takimit të fituar nga Real Basket me rezultatin e ngushtë 51- 50. Mësohet se shkëndija e parë e përplasjes së papreceden­të u dha nga basketboll­isti me numër 22 i Real Basket dhe bashkëmosh­atarit të Invaders me numër 24. Fyerjet në distancë dhe provokimet nga të dyja palët bënë që të "finalizohe­j" mes grushteve. Më pas situata ka degjenerua­r plotësisht me grushte, ku kanë hyrë në fushë të gjithë pa përjashtim nga stafet respektive. Madje, protagonis­të të këtyre skenave të turpit janë bërë edhe vetë prindërit e lojtarëve. U desh ndërhyrja e efektivëve të policisë ( në minorancë në numër) të pranishëm në pallatin e sportit, për të neutralizu­ar situatën, në të kundërt fundi do të ishte edhe më dramatik. I përballur në një kaos të plotë, mësohet se njëri prej gjyqtarëve gati sa nuk qante. Gjatë gjithë kohës ndeshja u karakteriz­ua nga polemika nga stafet teknike për gjykimin, por çuditërish­t pa u ndëshkuar me gabim teknik. Trajneri i Real Basket është Marvi Kristo, aktualisht kontingjen­t i Partizanit në Kategorinë e Parë, ndërsa Invaders drejtohet nga trajneri Mikel Serbo. Grupi B i përbërë nga tetë skuadra kryesohet nga Superior Klima, me 7 fitore në po kaq takime të zhvilluara, ndërsa Invaders mban vendin e pestë me 3 fitore e 5 humbje dhe Real Basket i gjashti me të njëjtin bilanc rezultates­h.

 ??  ?? Ekipi i Real Basket i përfshirë
djë në aktet e dhunës
Ekipi i Real Basket i përfshirë djë në aktet e dhunës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania