Panorama Sport (Albania)

Teuta, e pamëshirsh­me me Flamurtari­n, rikthehet e dyta

-

Teuta u është rikthyer fitoreve në kampionat në ndeshjen përmbyllës­e të javës së 14-të të Superligës. Durrsakët mposhtën në shtëpi me rezultatin e thellë 10745 Flamurtari­n. Ka qenë një ndeshje pa shumë impenjim për vendësit, të cilët dominuan totalisht takimin dhe falë luksit që u krijonte diferenca në pikë, dhuruan edhe spektakël. Fillimi është mjaft i mirë për të besuarit e trajnerit Glomaziç, e në veçanti për Veselagun, i cili në 4 tentativa për tri pikë realizon po kaq herë. Jo vetëm Veselgau, por edhe pjesa tjetër e ekipit duket se janë në formën e tyre më të mirë. Kombinimet e shpejta, altruizmi dhe saktësia në finalizim bëjnë që pjesa e parë e lojës të mbyllet thellësish­t 67-27. Pas pushimit, vendësit e ulin disi ritmin, por jo aq sa për të rrezikuar ndonjë gjë, pasi janë sërish ata që komandojnë. Flamurtari përpiqet, por nuk mund të bëjë shumë, sepse diferencat janë të mëdha. Amerikani Li mendon edhe për spektakël, duke entuziazmu­ar disa herë të pranishmit me lojën e tij. Sukses që e ngjit Teutën sërish në vendin e dytë në renditje me 24 pikë, duke parakaluar shkodranët, por qëndrojnë pas Tiranës kryesuese. Ndërsa Flamurtari vazhdon të qëndrojë i fundit në klasifikim, pa asnjë fitore dhe duket se sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Flamurtari ka siguruar fitoren e radhës në fushën e vet, teksa ka mposhtur me rezultatin 67-57 Vllazninë në ndeshjen javës së 13të të kampionati­t kombëtar për femra. Ekipi i drejtuar nga trajneri Viron Toska ka krijuar një diferencë të madhe pikësh që në periodën e parë 28-10. Në periodën e dytë, vlonjatet kanë lëshuar disi terren duke u krijuar mundësi shkodranev­e të ngushtojnë rezultatin. Në fraksionin e dytë të lojës, ndeshja ka qenë pothuajse e ekuilibrua­r, ku skuadra e Flamurtari­t mbante përherë në kontroll frenat e lojës, duke mos rrezikuar për asnjë moment ngushtimin më tej në rezultat të kundërshta­rit. I gjithë takimi përfundoi me rezultatin 67-57. Vlonjatet dhe bardheblut­ë udhëheqin renditjen me pikë të barabarta pas kësaj jave (22), por me Tiranën që ka një ndeshje më pak. Elbasani ka mundur lehtësisht Kamza Basket në shifrat e përgjithsh­me 68-43. Vajzat e Elbasanit kanë qenë më lart në lojë, duke e dominuar atë. Kështu, perioda e parë u mbyll 25-11, ndërsa në të dytën në barazim 11-11. Dominimi i vendasve vazhdon pas pushimit, teksa në periodën e tretë fitojnë 22-8, duke siguruar në këtë mënyrë edhe fitoren, ndonëse perioda e katërt u mbyll 10-13. Një fitore që fut në valle ekipin verdheblu për një vend në "play off". R.Gjini/ K.Brahimaj/V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania