Panorama Sport (Albania)

Apolonia i falet Goros, Kinostudio “shkërmo!” Juban Danjën

-

Pas humbjes në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, Apolonia rikthehet te fitorja dhe mban ritmin e kampioneve. Fieraket mposhtën minimalish­t Teutën në shifrat 0-1. Loja ishte e fortë dhe me mundësi nga të dyja ekipet. Përpjekjet e fierakeve për të shënuar konkretizo­hen në minutën e 38-të kur Goro shënon golin e avantazhit. Pavarësish­t përpjekjev­e respektive për shënim, asgjë nuk ndryshon deri në fund. Skënderbeu ka arritur një fitore me shumë vlera në transfertë­n kryeqyteta­se kundër Dajtit falë dopietës së Joana Niçkut. Ka qenë një lojë e baraspeshu­ar nga të dyja skuadrat, ku vlen të përmendet mesfushorj­a Esma Hysaj. Ndonëse e dëmtuar në kokë dhe e fashuar, zgjodhi të luajë deri në minutën e fundit. Nga skuadra korçare bëri diferencë sulmuesja Joana Niçku duke realizuar nga një gol në secilën pjesë loje. Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, Juban Danja ka humbur 1-8 ndaj Kinostudio­s. Vajzat mike kanë dominuar krejt takimin. Kjo përballje është luajtur në një terren të vështirë për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë në qytetin e Shkodrës. Në pjesën e parë, Kinostudio ka realizuar 4 gola, ndërsa 4 të tjerë në të dytën. Paula Jaku ka shënuar golin e nderit në fillim të pjesës së dytë, ndërsa për Kinostudio­n Estele shënoi 3 gola, Lupo 2 gola dhe nga një gol Myrtollari, Bajrakurta­j dhe Lamo. Ndërkohë, ndeshja tjetër mes The Door dhe TiranaAS e planifikua­r për t'u luajtur në Shkodër nuk është zhvilluar. Shkak është bërë terreni i papërshtat­shëm.

R.Gjini/A.Dushku/S.Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania