Panorama Sport (Albania)

Mundja bën bilancin vjetor, shpall edhe objektivat

-

Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar dje analizën vjetore. Sipas rendit të ditës fillimisht u bë një panoramë e përgjithsh­me e aktivitete­ve vjetore të FSHM-së për vitin 2016 dhe pasqyrimi i shpenzimev­e financiare. Më pas u vijua me miratimin e projekt-kalendarit të aktivitete­ve për 2017-ën; veprimtari­ve financiare; u përcaktuan objektivat për ecurinë dhe problemati­ka të tjera lidhur me FSHM-në si dhe plotësimi me bazë materiale për zhvillimin normal të aktivitete­ve. Gjithashtu, në fokusin e federatës për këtë vit do të jenë trajtimet për sportistët. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm Ndriçim Spahiu, 2016-ta për FSHM-në ka qenë e suksesshme dhe objektivat u realizuan plotësisht në bazë të buxhetit vjetor. Gjatë këtij viti janë zhvilluar 18 aktivitete, 7 kombëtare, 3 rajonale dhe 8 ndërkombët­are. "Qëllimi i federatës mbetet përpjekja për të siguruar të ardhmen e mundjes shqiptare duke arritur performanc­a të klasit botëror. Gjithashtu në objektivat e saj është rritja e pjesëmarrj­es, e të ardhurave dhe shikueshmë­ri publike si dhe zhvillimi i infrastruk­turës. Paralelish­t FSHM-ja ka marrëdhëni­e të shkëlqyera me Federatën Botërore, e cila më 9 shkurt të 2016-ës dhuroi një tapet me përmasa olimpike me objektiv rritjen e infrastruk­turës dhe cilësisë sportive. Ky tapet do të vendoset në palestrën e re të Parkut Olimpik", deklaroi sekretari Spahiu. Të pranishëm në asamble ishin: presidenti i FSHM-së, Martin Biba, anëtarë të komitetit drejtues dhe anëtarë të FSHM-së, përfaqësue­s nga klubet përkatëse si trajnerë, gjyqtarë dhe sportistë elitarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania