Panorama Sport (Albania)

Përmbysje spektakola­re, Reali largon fantazmat

Zidan merr sërish kryesimin e La Ligas, por çfarë ankthi në fund

-

Në momentet më të vështira është gjith monë prezent Alvaro Morata. Futet në fushë 13 minuta nga fundi i ndeshjes dhe shënon një gol, i cili mund të vlejë një kampionat të tërë. Vijareali shënon dy gola të shpejtë në pjesën e dytë të ndeshjes, por Reali e përmbys duke marrë kryesimin e kampionati­t.

Rikthehet BBC- Nuk ka kohë për të humbur. Disfata ndaj Valencias e detyron Zidanin të zbresë në fushën e lojës treshen e frikshme BBC, ndërsa në mbrojtje i beson Pepes. Rikthimi i Bejlit duket se mund t'i sjellë fat "galaktikëv­e". Uellsiani ka bërë debutimin me fanellën madrilene kundër "nëndetësev­e të verdha" dhe shënoi gol me një goditje në portë, ndërsa edhe dje arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes.

Vuan Reali- Më shumë zotërim topi, më shumë korne, më shumë raste të pastra për Vijarealin. Statistika­t flasin qartë se ekipi vendas në fraksionin e parë të ndeshjes ishte më i rrezikshëm dhe kërkoi të zhbllokont­e i pari rezultatin. Kejlor Navas detyrohet të bëjë dy ndërhyrje spektakola­re për të mbajtur të paprekur portën e tij, por edhe Asenjo bën të njëjtën gjë kundër Benzemasë.

Përmbysje e çmendurNdo­dh gjithçka në pjesën e dytë të ndeshjes, e cila mund të rezultojë fatale për Realin për mënyrën se si nis. Trigueros dhe Bakambu arrijnë të shënojnë dy herë radhazi

në portën e Kejlor Navasit duke shtangur Zidanin dhe formacioni­n madrilen. Mirëpo, Bejl rihap gjithçka vetëm gjashtë minuta më vonë duke shënuar golin e parë për Realin. Nga këtu nis besimi dhe dëshira e çmendur për të marrë 3 pikët. Nuk mund të mungonte kontributi i Ronaldos, i cili shndërron në gol një penallti ( Bruno

prek topin me dorë në zonë) në minutën e 74-t duke dhënë sinjale të qarta se 15 minutat e mbetura të ndeshjes do të jenë më të rëndësishm­et për këtë kampionat. Si gjithmonë, njeriu shpëtimtar për Realin dhe për Zidanin është Alvaro Morata. Pas një krosimi nga Marselo, spanjolli zhytet në zonë dhe e dërgon topin pas shpinës së portierit

Fernandez. Frikë dhe ankth në minutat e fundit, por Reali shuan ëndrrat e tifozëve katalanas për ta parë veten në vend të parë. Morata pati mundësi për të shënuar golin e katërt, por goditi keq. "Galaktikët" kanë edhe një tjetër ndeshje për të luajtur me Selta Vigon dhe kanë mundësi të thellojnë diferencën me ndjekësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania