Panorama Sport (Albania)

Juvja kundër Napolit, Alegri do tripletën

"Unë mësoj spanjisht? Kam qenë dobët në italisht"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Iqetë, i arsyetuesh­ëm dhe i sigurt për skuadrën që po drejton. Masimilian­o Alegri kërkon që Juventusi i tij të jetë i përqendrua­r maksimalis­ht dhe të mos bëjë aventura në fushë. Ai pret një rival të fortë dhe të rebeluar, por kërkon që skuadra të mos pësojë. Alegri flet gjithashtu edhe për interesimi­n e Barcelonës. Juventusi do të luajë sot kundër Napolit në gjysmëfina­len e parë të Kupës së Italisë, në orën 20:45.

Do të bëni rrotacion të programuar, duke menduar edhe ndeshjet e tjera?

Do të shoh ndeshje pas ndeshjeje. Do të zbresë në fushë formacioni më i mirë për të mundur Napolin, pastaj do të analizoj të "gjallët" dhe të "vdekurit". Ata që kanë energji do të luajnë, të tjerët jo.

Bonuçi do të jetë në qendër të mbrojtjes?

E sigurt është që Rugani do të pushojë. Duhet të vendos mes Bonuçit, Barzaljit, Kielinit dhe Benatiasë.

Thonë që po besoni spanjisht. Është e vërtetë që ju kërkon Barcelona?

Në shkollë kisha shumë probleme edhe me italishten. Në fakt, gjatë kësaj kohe kam mësuar gjuhën torineze...

Do të luajnë Pjaniç dhe Khedira në mesfushë?

Do të shoh stërvitjen e fundit, por kam gati edhe lojtarë të tjerë si Markizio, Rinkon dhe Lemina.

Kush do të luajë nga krahët?

Lihshtajne­r dhe Azamoah. Cili është bilanci i sezonit deri në këto momente?

Kemi bërë një rrugëtim shumë të rëndësishë­m. Jemi në garë në të gjitha kompeticio­net dhe tani duhet të bëjmë sforcot e fundit. Skuadra është përmirësua­r shumë dhe ka entuziazëm. I dimë edhe gabimet ku duhet të punojmë, por s'duhet të humbasim ekuilibrin.

Tripleta është ëndërr apo realitet?

T'i lëmë shakatë. Ne duhet të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.

Do të luajë Pjaca?

Duhet të bëj vlerësimet e mia, sepse në këtë kohë do të luajmë shumë ndeshje.

Po Dibala?

Është lojtar fantastik, sepse lidh shumë mirë mesfushorë­t me sulmuesit. Me të në fushë kemi gjeometri dhe kualitet, por nuk mund ta lodh shumë. Ne jemi gjithmonë të fortë në fushë dhe shumë të rregullt. Nuk ka rëndësi kush luan,

bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë.

Juventus në sulm apo më i kujdesshëm?

Çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. Nesër (sot) duhet ta zhbllokojm­ë shumë shpejt.

Çfarë impresioni morët nga Roma kundër Interit?

Roma është bërë një skuadër

shumë e fortë dhe serioze. Ne jemi në krye, por duhet të vazhdojmë në këtë rrugë për të fituar titullin. Tani jemi të përqendrua­r te Kupa e Italisë dhe duhet të shkojmë në finalen e tretë radhazi. Napoli do të jetë i zemëruar për shkak të humbjes, por nuk duhet të pësojmë gol.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania