Panorama Sport (Albania)

Luksi i FSHF, 3 milionë euro për selinë e re

Nuk mjaftojnë 4 mijë metra katrorë zyra te stadiumi i ri, shpenzim për të tjera Në mars pritet të nisin punimet pranë ish-kompleksit “Dinamo”

- OLSI TUJANI

Infrastruk­tura në Sh qipëri ka nisur të hedhë hapa drejt përmirësim­it. Ndërtimi i stadiumit "Elbasan Arena", rindërtimi i "Loro Boriçi"-t në Shkodër si dhe punimet për ndërtimin e një tjetër stadiumi kombëtar në kryeqytet janë sigurisht tregues të përmirësim­it të këtij aspekti në futbollin shqiptar. Megjithatë, në vendin tonë nuk ka nevojë vetëm për tre stadiume, qoftë edhe me parametrat më të mirë të infrastruk­turës. Mirëpo, rritja e Kombëtares solli edhe përmirësim të ndjeshëm të financave të institucio­nit të futbollit në vendin tonë dhe tashmë kjo e fundit ka parë të nevojshme krijimin e një selie të re. Në godinën aktuale të ish-kompleksit "Dinamo", burime për "Panorama Sport" kanë bërë me dije se do të investohen rreth 3 milionë euro për zyrat e reja të FSHF-së.

12rat te stadi mi # Vetë FSHF do të përfitojë ambiente zyrash në stadiumin e ri kombëtar në kryeqytet. Mjaft të rikthehemi në kohë kur u paraqit projekti për "Arena Kombëtare"-n, kohë në të cilën "Shoqëria Kuq e Zi" dha në dispozicio­n terrenin e stadiumit "@emal Stafa" për të ndërtuar një impiant të ri. Megjithatë, në këtë ndërtim, investimi i firmës private do të bënte të mundur krijimin e një hapësire të konsiderue­shme tregtare, një pjesë e së cilës do të mbesë në pronësi të shoqërisë "Kuq e Zi". Ndarja e kësaj të fundit është në raportet 70B e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 30B e qeverisë. Sipas projektit fillestar, FSHF do të ketë hapësirë 4 mijë metra katrorë për zyra në stadium.

Parad ,si # Nga njëra anë, federata vë në zbatim një anë të saj të pakorrigju­eshme, që arrin të menaxhojë financat dhe të krijojë mundësinë për të shpenzuar edhe 3 milionë euro për seli të re. Mirëpo, e thënë diçka e tillë në realitetin shqiptar, ku Tirana vuan prej borxheve, Flamurtari është dënuar me zbritje pikësh prej borxheve, Korabi po vuan financat Ckjo e deklaruar nga vetë trajneriD, atëherë një shpenzim i tillë duket si luks. Nevoja për zyra nuk e justifikon shpenzimin e FSHF-së, as për gjendjen e futbollit në vend, por sidomos për faktin që për rreth një vit do të ketë në dispozicio­n hapësira të mjaftueshm­e në qendër të

kryeqyteti­t. Në këto kushte, kur futbolli shqiptar po "rënkon" nga financat, institucio­ni i futbollit, në mos dhëntë ndihmë të drejtpërdr­ejtë për klubet, duhet të gjejë mënyrën për të detyruar klubet që të garantojnë financat në fillim të çdo sezoniE

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Godina aktuale e ish-kompleksit ''Dinamo''.
Foto: F.Hazizllari Godina aktuale e ish-kompleksit ''Dinamo''.
 ??  ?? Pamje të projektit për selinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit
Pamje të projektit për selinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania