Panorama Sport (Albania)

“Fiksimi” i Sadikut: I shënoj Italisë

Sulmuesi: Jam 100% i karikuar, dua ta ndihmoj Shqipërinë

-

Me tre gola të shënuar në katër ndeshjet e fundit, Armando Sadiku i ka dhënë Luganos shtatë pikë në misionin për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit zviceran. Sulmuesi i Kombëtares flet për momentin e mirë që po kalon tek ekipi zviceran, por edhe dëshirën që ka për...

Me tre gola të shënuar në katër ndeshjet e fundit, Armando Sadiku i ka dhënë Luganos shtatë pikë në misionin për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit zviceran. Sulmuesi i Kombëtares flet për momentin e mirë që po kalon tek ekipi zviceran, por edhe dëshirën që ka për t'i shënuar Italisë më 24 mars. Në një intervistë për portalin "konica.al", bomberi elbasanas thekson se kuqezinjtë mund të marrin në Palermo. 25-vjeçari flet edhe për marrëdhëni­et që ka me trajnerin Paolo Tramexani, ish-numri dy i stolit të Shqipërisë, që pas emërimit te Lugano e mori me vete sulmuesin në këtë aventurë.

end ni se jeni lir ar l tësisht as tre ! lave rad# ha$i të shën ar% ndaj Grass# h erit % & ad $ it dhe së ' ndmi )t*Gallenit+

Është normale që kur shkon me një ekip të ri duhet të tregosh vlerat e tua. Për mua këto gola kanë qenë shumë të rëndësishë­m, sepse e kam dëshmuar veten si sulmues dhe e kam ndihmuar edhe ekipin që të marrë rezultate pozitive në kampionat.

eni shtatë i,ë lar! ven# dit të ' ndit *D , et si , r n , d ta ,eni r .lem ër ta sh ët ar !an n+

Për momentin jemi mirë, në vendin e gjashtë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet, sepse jemi afër me pikë. Vërtet jemi shtatë pikë para, por ka ende shumë ndeshje. Kemi akoma shumë punë për të bërë. Nuk ka mbaruar asgjë. Lufta për mbijetesë mbetet e hapur, por premisat janë pozitive, sepse edhe ekipin e kemi të mirë. Gjithashtu trajneri po bën një punë shumë të mirë.

Ndeshja e radhës me K # m.ëtaren është aj , ndër Italisë *) i e shi , ni , ëtë ta,im+

Është një ndeshje shumë e vështirë, një kundërshta­r i fortë, por ne e kemi treguar veten edhe ndaj skuadrave të tilla. Do të shkojmë atje dhe do të bëjmë lojën tonë për të marrë maksimalen. Personalis­ht jam 100 për qind i karikuar dhe e kam me shumë dëshirë këtë takim, duke pasur parasysh se humba tri ndeshje për arsye dëmtimi. Do të jap më të mirën për ta ndihmuar ekipin, pse jo t'i shënoj edhe Italisë.

Dihet mi / ësia j aj me trajnerin Pa l Trame0ani* A d ta ndieni m n!esën e tij te K m.ëtarja% edhe se e ,eni tashmë te !an +

Po, Paolo ka qenë një pikë referimi për të gjithë ne futbollist­ët e ekipit kombëtar dhe jo vetëm për mua. Ka qenë një motivues i madh, një shok, ku për çdo lloj problemi shkonim e flisnim me të, sepse e ndjenim veten më të lirshëm. Edhe me De Biazin flisnim, por kemi pasur pak ngurrim. Pikërisht për gjërat tona fliste Paolo. Tani na ka ardhur një zëvendëstr­ajner i ri, por ne duhet të jemi grup, të vazhdojmë përpara dhe të kthehemi te rezultatet pozitive.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e formacioni­t të javës në Superligën e Zvicrës, që është ekskluzivi­tet i së përditshme­s prestigjio­ze helvete, "Blick".
Faksimile e formacioni­t të javës në Superligën e Zvicrës, që është ekskluzivi­tet i së përditshme­s prestigjio­ze helvete, "Blick".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania