Panorama Sport (Albania)

Cila është mendësia e Federatës Shqiptare të Futbollit?...

- Nga BESNIK DIZDARI

shtunën dhe të di elën, Kampionati Kombëtar i Futbollit të Shqipërisë ka thelluar atë që kush i ka sytë në ballë, e njeh si "ndarja e madhe". Tri skuadra në punë të vet dhe 6 të tjera po në punë të vet ku më e afërta është 18 pikë mbrapa! Ndërsa 1 në rekordin e vet. E kam fjalën për...

Javën që shkoi, në një ceremoni s pe k tako lare publicitet­i e" vetë mburrjeje ", u përuruan edhe njëherë tjetër fanellat "e reja" të Kombëtares së Shqipërisë. Për një çast të dukej sikur Kombëtarja nuk ka pas fanella deri më sot! Nuk mbeti televizion e gazetë pa i dhënë vend të madh këtij publicitet­i "sui generis". Ndërkaq, më vjen keq që e them, por përveç të tjerave, ka ardhur edhe koha që mjedisi futbollist­ik shqiptar të pyesë paksa edhe se kush punon në FSHF, teksa deri më sot nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për një njoftim për përzgjedhj­e apo konkurse për marrje në punë.”

Të shtunën dhe të dielën, Kampionati Kombëtar i Futbollit të Shqipërisë ka thelluar atë që kush i ka sytë në ballë, e njeh si "ndarja e madhe". Tri skuadra në punë të vet dhe 6 të tjera po në punë të vet ku më e afërta është 18 pikë mbrapa! Ndërsa 1 në rekordin e vet. E kam fjalën për Korabin e Peshkopisë, i cili po hyn në historinë e futbollit europian si skuadra, e cila në një kampionat të tërë kombëtar, nuk luajti asnjë ndeshje në fushën e vet. Temë kjo për sociologji­në e futbollit - shkencë që në Shqipëri nuk njihet assesi. Dhe mjafton ky fakt për ta deligjitim­uar (çligjëruar) kampionati­n e Shqipërisë.

Me barazimin e Flamurtari­t në Tiranë me Sportklubi­n, papritmas, ndonëse janë për t'u luajtur edhe 13 javë kampionat, edhe skuadra e famshme për ne, ajo e Vlorës, vë kandidatur­ën ndër të parat për të rënë në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë, vërejmë se skuadrat e Elbasanit e Kavajës, Fierit apo Beratit - katër qytete të mirënjohur­a si vatra përherë tejet tërheqëse të futbollit të Shqipërisë ( pa shkuar te Dinamo 18 herë kampione) - absolutish­t nuk kanë shpresë për t'u rikthyer në Kampionati­n Kombëtar të shtetit të tyre. Elbasani është i fundit në grupin e Kategorisë së dytë drejt të Tretës pra, ndërsa Berati e Fieri diku aty në mes, Kavaja edhe më poshtë këtyre. Nuk po themi asgjë të re, sigurisht. Vetëm po rikujtojmë ngaqë harresa ka mbërritur kulmin deri në alarm. Dhe këtu ka dy mëdyshje: ose njerëzit që kanë rrëmbyer "skeptrin" e drejtimit të punëve në futbollin në Shqipëri nuk kanë idenë se çka kanë qenë për futbollin shqiptar Elbasani, Kavaja, Berati a Dinamo; ose, edhe nëse këtë e dinë, nuk ndiejnë asnjë shqetësim, sepse futbollin kombëtar ndoshta e quajnë domenin e tyre për aq sa dhe si ai është. Përveç të tjerave, e gjitha kjo një keqkuptim i vlerave atdhetare të sportit.

Këta shembuj thjesht mjaftojnë për të lindur çuditërish­t pyetja: cila është mendësia (mentalitet­i) që sundon apo mvesh veprimtari­në e Federatës Shqiptare të Futbollit për forcimin sportiv, mbarëkrahi­nor, gjeopoliti­k kombëtar, zhvillues të Kampionati­t Kombëtar? Me një fjalë, cila është filozofia e saj për futbollin shqiptar që përbën një histori apo kulturë kombëtare mbi 100-vjeçare për qytetarinë shqiptare, ndërkohë që i është dhënë një goditje e pamëshirsh­me pikërisht futbollit qytetar në Shqipëri.

Për fat, duket qartë, se nuk mund të japin një përgjigje as presidentë­t e skuadrave (në Kosovë ata pa pikë pompozitet­i quhen shqip "kryetarë"), as bashkitë që bëjnë sikur mbajnë skuadra, e as tifozët që kanë braktisur stadiumet. (Mjeruese pamja e stadiumit kombëtar "Loro Boriçi" në ndeshjen e së shtunës edhe pse luante Skënderbeu - skuadra më e mirë e Shqipërisë, ku nuk ishin as 200 shikues! E po mjeruese edhe ajo e stadiumit "Selman Stërmasi" të dielën e ndeshjes së dyshes së famshme për ne, ajo SK Tirana-Flamurtari, ku nuk dimë a kanë qenë nja 150 shikues!).

E aq më pak mund t'i japë përgjigje pyetjes sonë të mësipërme kancelaria e Federatës Shqiptare të Futbollit, prej kohësh e modernizua­r jo pak në zyra, në forcimin e Kombëtares shqiptare deri më sot "mbarëkombë­tare", pa arritur megjithatë më të rëndësishm­en: themelimin e Ligës Kombëtare të Futbollit (do të pasojë përsëri një shkrim tjetër për këtë), si dhe privatizim­in e klubeve të futbollit. Sepse dihet, sponsoriz imi është thjesht një nëndukuri e privatizim­it, ndonëse edhe ky mungon në shumicën e klubeve të futbollit shqiptar të të gjitha kategorive.

Kësisoj, është vështirë të kuptojmë se cila është mendësia (mentalitet­i) e (i) Federatës Shqiptare të Futbollit që nuk themelon Ligën, që nuk nxit privatizim­in e plotë të klubeve, që duke ndërtuar thuajse me prepotencë një skemë pa frymëmarrj­e të kampionati­t me vetëm 10 skuadra, si asnjëherë tjetër në histori lë jashtë gjysmën e qyteteve më futbollist­ike të Shqipërisë. Pa shkuar te ndasia krejt e pafalshme Veri-Jug e kampionati­t të Kategorisë së Dytë. Dhe prapë përsëris: si mund të guxojë FSHF të quajë Kategori e Parë, të Dytën ( apo të quajë Kategori e Dytë, të Tretën) kur përmbi 60 vjet "Kategori e Parë" është quajtur kampionati kombëtar? Kampionati kombëtar, pra, ai që sot quhet "Superligë" ndonëse mungon vetë Liga! E dihet, kjo ka shkaktuar edhe një ngatërresë të papame në botimet historike për futbollin shqiptar brenda e jashtë vendit.

Ndërkaq, më vjen keq që e them, por përveç të tjerave, ka ardhur edhe koha që mjedisi futbollist­ik shqiptar të pyesë paksa edhe se kush punon në FSHF, teksa deri më sot nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për një njoftim për përzgjedhj­e apo konkurse për marrje në punë. Përgjegjës­e për këto është vetëm njëra: Federata Shqiptare e Futbollit, madje edhe me "non sensin" historik dhe kulturor.

Është vërtet e çuditshme ndërkohë, se si drejtimi shtetëror apo qeveritar i vendit që ia ka blatuar FSHF-së edhe të drejtën e himnit kombëtar dhe të flamurit kombëtar të Republikës së Shqipërisë, hesht përballë një personaliz­imi, ngushtimi apo "izolimi" kësisoj të punëve për garën më të rëndësishm­e e më popullore sportive në Shqipëri që është kampionati kombëtar i futbollit. Kur dihet se FSHF, edhe pse vetëfinanc­uese (nëse vërtet është e tillë, sepse shohim që fusha e stadiume po ndërtohen edhe prej qeverisë apo UEFA-s) nuk është një shoqëri mirëfilli "joqeverita­re" apo "shoqatë private" që s'do të dijë për braktisjen e pashembull­t të kampionati­t kombëtar prej shtetasve shqiptarë.

Është vërtet e trishtuesh­me kur vazhdimish­t dëgjojmë që trajnerët e Kombëtares shkojnë e ndjekin futbollist­ë me origjinë shqiptare stadiumeve të Europës dhe aq rrallë i shohim të ndjekin futbollist­ët autoktonë të tokës së Republikës së Shqipërisë! Pyesim: sa për qind të futbollist­ëve të skuadrave kombëtare të sotme shqiptare NËN 17, NËN 19, NËN 21 dhe Kombëtare përbëhen sot prej futbollit të kampionate­ve kombëtare të Republikës së Shqipërisë?

Kësaj pyetjeje i takon t'i përgjigjet FSHF apo studimet shkencore të saj, ndonëse prej vitesh e shohim se të këtillë nuk ekzistojnë në Shqipëri. Po i përgjigjem­i paksa ne këtu. Në të tri ndeshjet e Shqipërisë në finalet e kampionati­t europian FRANCA 2016, saktësisht vetëm 30 për qind e futbollist­ëve vinin nga futbolli i Republikës së Shqipërisë, madje gjysma e këtij 30-përqindësh­i jo titullarë të 11-shit të parë! Ndërsa në 4 ndeshjet e kualifikim­eve të Kupës së Botës RUSIA 2018, vetëm 36 për qind e futbollist­ëve vinin nga futbolli i Republikës së Shqipërisë. Një rritje prej 6 për qind? Gëzim i madh, "vërtet"! Mirëpo, kur kujton se kjo rritje 6 për qind erdhi thjesht për shkak të kartonit të kuq të portierit Berisha në humbjen katastrofa­le 0-3 me Izraelin, çka detyroi zëvendësim­in me "vendësin" Alban Hoxha, atëherë e kupton se nuk ka vend për asnjë lloj gëzimi.

I braktisur prej ekipeve kombëtare, gati i braktisur prej spektatorë­ve, i ngushtuar në ndarje krahinore, i varfëruar prej mungesës së shumë skuadrave të qyteteve tradiciona­lë, deri dhe me skuadra që nuk jetojnë në qytetin që përfaqësoj­në, i shoqëruar përsëri me thyerje stolash të tribunave si të dielën në ndeshjen e Kukësit me Partizanin, kampionati kombëtar i Shqipërisë sot është i sendërtuar prej një mendësie tejet të lëkundur, çka meriton fort përimtimin, madje urgjent të tij.

E, pra, prej ku frymëzohet sot mendësia e Federatës Shqiptare të Futbollit?

Ndoshta në vargjet "ditirambe" të kësaj "poezie" publicitet­i të shfrenuar dhe irreal, që u përpoq t'ua merrte mendtë tifozëve para një ndeshje të kohëve të fundit:

"Derbi kapital i dy fanellave epike!

Kjo është kryevepra e futbollit shqiptar!

Është sfida maksimale ku fitorja është detyrë!

Është klasikja, është gjithçka!"

Ndoshta kjo lloj "poezie" e letërsisë komerciale të futbollit në Shqipëri që, sapo ka shpërthyer marramendë­se deri në absurd, dikujt i shërben!...

Mirëpo, meqë FSHF nuk frymëzohet aq fort prej Shqipërisë apo historisë së saj, mendja ta do se frymëzohet prej UEFA-s e FIFA-s. Mirëpo, asaj i takon të shpjegojë, përse nuk po iu përngjet ashtu siç duhet atyre. Pjesa tjetër e mendësisë së saj prej kah vjen, vallë? Prej emisioneve televizive që ia zbukurojnë e ia ngrenë lart kampionati­n qoftë dhe deri me 200 spektatorë në ndeshje të rëndësishm­e? Prej një kampionati pa rivaliteti­n e SK Tiranës e të Vllaznisë, të Teutës e të Flamurtari­t? Prej një kampionati pa Tomorin e Beratit e KS Elbasanin e Elbasanit, pa Besën e Kavajës e Apoloninë e Fierit, që dikur, edhe në vitet e një jete tejet të vështirë, ua zbukuronin paksa jetën shqiptarëv­e me ngjarjet e tyre të pashlyeshm­e të një futbolli, qoftë dhe modest? Apo me shuarjen e Dinamos 18 herë kampione? Deri aty saqë të rinjtë e sotëm, që nuk lexojnë, por veç shohin futboll ndërkombët­ar në TV, kanë filluar e na pyesin se "kush është kjo Dinamo 18 herë kampione e Shqipërisë"!

Ndoshta e gjitha kjo mendësi vjen prej disa gazetarëve në shërbim të FSHF-së. Prej një pjese të analistëve ish-futbollist­ë të lidhur me FSHF-në (me të marrë malli me pa gazetarë profesioni­stë në rolin e analistëve), prej vëzhguesve të ndeshjeve apo delegatëve të saj, për të cilët nuk arrijmë të kuptojmë se çka raportojnë. Ndërkohë që duken qartë që kanë pushtuar si në asnjë shtet anëtar të UEFA-s a FIFA-s, studiot televizive për të mbrojt me djallëzinë e "moviolës" edhe gjykimet më problemati­ke që nuk mund të mbrohen assesi. Çka vetvetiu cenon edhe kuptimin mbi lirinë e shtypit, pra lirinë e së vërtetës.

Ky është kampionati kombëtar i Shqipërisë ndër "më të bukurit" në histori, përveç të tjerave, mesatarish­t me 1 gol e gjysmë për ndeshje ( këtë javë u shënuan vetëm 4 gola), me 35 ndeshje 1-0 e 24 të tjera 0- 0 - rekordmen "i ndritur" në 88 vjet jetë të tij.

Kaq. Për fat, vazhdojmë të jemi në kërkim të kuptimit të mendësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe vetëm me një synim: për të pas Shqipëria kampionati­n e saj kombëtar gjithnjë e më të vërtetë, gjithnjë e më gjithëpërf­aqësues.

Javën që shkoi, në një ceremoni spektakola­re publicitet­i e "vetëmburrj­eje", u përuruan edhe një herë tjetër fanellat "e reja" të Kombëtares së Shqipërisë. Për një çast të dukej sikur Kombëtarja nuk ka pas fanella deri më sot! Nuk mbeti televizion e gazetë pa i dhënë vend të madh këtij publicitet­i "sui generis".

Ngjarja, natyrisht nuk kishte të bënte me kampionati­n kombëtar. I përkiste një mendësie tjetër, mendësisë së kalamendje­s, çka dihet, të largon si në një hipnozë prej së vërtetës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania