Panorama Sport (Albania)

Plan madhor, kinezët duan Konten tek Interi

Stefano Pioli humb "pikë", kinezët duan një trajner me profil të lartë

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Disfata që pësoi Interi përballë Romës do të mbahet mend gjatë prej Stefano Piolit, i cili mund të ketë hedhur tutje një pjesë të mirë të shanseve që kishte për të rinovuar kontratën me milanezët. Trajneri ka respektin e "Mr.Suning", por nuk ka fituar besimin e bosit kinez. Ky i fundit nuk pret dhe do që në krye të Interit të emërohet një emër i madh. Sipas "Repubblica"-s, një kandidatur­ë e fortë për të marrë rolin e Piolit do të ishte pikërisht Antonio Konte.

Pakënaqësi­të - Sipas të përditshme­s në fjalë, trajneri italian mund të mos qëndrojë gjatë në Londër. Konte ka një "llogari" të hapur me drejtuesit e Çelsit. Këta të fundit pranuan që Konte të ndiqej në "Stamford Bridge" vetëm prej tre nga gjashtë bashkëpunë­torët e tij të ngushtë. Ky vendim i klubit, i bashkuar me shqetësime­t për investimet në të ardhmen, mund të shtyjnë leçezin që të largohet vetëm një vit pas transferim­it në Londër. Mes të tjerash, Konte nuk ndihet i sigurt në Angli, pasi e ka të qartë se në vështirësi­në e parë klubi do ta braktiste në fatin e vet (siç bëri me Ranierin dhe Ançelotin).

Gati për gjithçka - "Repubblica" i dha jetë një skenari "të frikshëm". Në shkrim thuhej se për Zhang Jindong paratë nuk janë problem dhe si rrjedhojë edhe klauzola, e cila mban Konten deri në 2019- ën në

"Stamford Bridge", nuk do të jetë një pengesë. Numri një i Interit ka treguar se është gati të paguajë shifrën (rreth 30 mln euro). Kjo do të ishte një "kundërpërg­jigje" e fortë për Juventusin. Torinezët thuhet se prej kohësh kanë nisur të bisedojnë me Simeonen...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania