Panorama Sport (Albania)

Fiton Besëlidhja, Tomori “paqe” me Dinamon

Kamara shpëton vendësit, matjanët rezistojnë për minuta

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja gjen fi toren e parë për 2017- ën. Lezhjanëve u janë dashur katër takime për të marrë 3-pikëshin e parë në këtë pjesë të dytë të kampionati­t. Pas tri barazimeve, ndaj Kastriotit, Ilirisë dhe Kamzës, dje Besëlidhja ka fituar 2-1 përballë Burrelit. Me këtë 3-pikësh, lezhjanët rimarrin vendin e dytë që e humbën vetëm për një ditë që e mbajti Erzeni. Një triumf i vuajtur që ka ardhur vetëm në minutat e fundit pas golit të Kamarës.

Ndeshja - Presingu i Besëlidhje­s e shtrëngon skuadrën matjane që të tërhiqet plotësisht në zonën e saj. Kësisoj, në minutën e tetë detyrohen që ta nxjerrin topin në këndore. Krosin e kësaj korneje në të 9' Semina e kthen në gol, pasi ishte i ndodhur në shtyllën e dytë të portës matjane duke e shtyrë topin me këmbë në rrjetë. Në të 15' përsëri lezhjanët ishin pranë golit të dytë, po nga Semina, por topi i krosuar nga Alberto Seidi dhe i goditur nga Semina përfundon pa problem në duart e …hixhës. Pas minutës së 20-të janë matjanët që zgjohen dhe në të 26-n arrijnë që të depërtojnë në zonën lezhjane, Met'hasani, pasi e kontrollon topin ia jep Onuh, ky i fundit godet, por topi kalon ngjitur me pingulen e majtë të Demit. Në të 40' janë përsëri matjanët që sulmojnë portën e Besëlidhje­s ku detyrojnë mbrojtjen ta nxjerrin topin në korne dhe krosin e saj Husein

nga e djathta e sulmit e kthen në gol duke barazuar gjithçka. Pas barazimit janë lezhjanët që kërkojnë avantazhin duke sulmuar portën mike. Në të 44-n në një dyluftim brenda zone dëmtohet mbrojtësi i djathtë, Senad Lekaj, në shpatull dhe grykë, aq sa bie pa

ndjenja. Menjëherë mbrojtësi transporto­het me ambulancë në spital. Gjendja e tij u përmirësua shumë shpejt pas ndihmës së specializu­ar në spitalin rajonal të Lezhës. Në pjesën e dytë, matjanët ishin dakord me barazimin, ndaj u tërhoqën në gjysmëfush­ën e tyre, nga ku vetëm organizoni­n ndonjë sulm sporadik me gjuajtje nga larg. Një të tillë e goditi Onuh në të 62' rreth 30 m, por pa problem për Demin. Në të 88', pas disa rasteve të humbura, ishte po Kamara që, pasi merr një top nga Karakaçi nga e djathta e sulmit,

arrin ta dërgojë në rrjetë. Kësisoj, Besëlidhja merr frymë lirisht. Ndonëse u akorduan edhe 3 minuta shtesë, nuk ndryshuan gjë dhe Besëlidhja arriti të fitonte pas tri barazimeve radhazi në shtëpi, një për kupë dhe dy për kampionat.

 ??  ?? Lojtari i Besëlidhje­s, Senad Lekaj pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull gjatë një përplasje në ndeshjen e djeshme. Ai u transportu­a me ambulancë drejt spitalit
Lojtari i Besëlidhje­s, Senad Lekaj pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull gjatë një përplasje në ndeshjen e djeshme. Ai u transportu­a me ambulancë drejt spitalit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania