Panorama Sport (Albania)

Arrigo Saki e konfirmon: Milani u shit

Të premten zyrtarizoh­et, presidenti i ri do të jetë Jonghon Li

-

Milani mund të konsideroh­et në duart e kinezëve tashmë, pavarësish­t se u shndërrua në një "telenovelë" të gjatë, me procedura dhe negociata të shumta. Ai që e konfirmon i pari se ka përfunduar gjithçka është Arrigo Saki, ish-trajner i kuqezinjve dhe mik i afërt i Berluskoni­t. "Gjithçka ka përfunduar, Milani është i kinezëve. Shitja është realizuar. Ma tha vetë Silvio", ka deklaruar Saki në një deklaratë për "Repubblica". Zyrtarizim­i pritet të bëhet ditën e premte, më 3 mars, ku do të prezantohe­t edhe presidenti i ri. Këto ditë, grupi kinez që do blejë pronësinë, do kryejë edhe transaksio­nin prej 320 milionë euro, për të mbyllur edhe të gjitha detyrimet financiare ndaj pronarëve të mëparshëm. Në total, blerja shkon 520 milionë euro, duke qenë se 200 milionë i kanë kaluar ndërkohë familjes së Berluskoni­t dhe 200 të tjera janë borxhe që ka klubi dhe do merren përsipër nga administru­esit e rinj.

Struktura - Presidenti i 22-të i historisë së Milanit do të jetë Jonghon Li, i cili ka udhëhequr edhe negociatat për blerjen. Ai do të jetë edhe drejtuesi ekzekutiv, ndërkohë që pritet një përgjigje nëse Silvio Berluskoni do pranojë pozicionin e presidenti­t të nderit. Li Han do jetë ndërlidhës­i midis stafit në Milano dhe pronarëve në Kinë, pak a shumë roli që mbulon Steven Zhang tek Interi. Sa i përket Këshillit Administra­tiv, ai do përbëhet nga 6 anëtarë, 3 italianë (njëri është Marko Fasone) dhe tre kinezë. Konferenca që do prezantojn­ë të gjithë pritet të bëhet ditën e shtunë, në orën 11: 30, ku presidenti Li do bëjë një deklaratë dhe më pas në konferencë për median do jenë Fasone me Han. Muajt e mbetur të këtij edicioni do vlejnë për të sistemuar si duhet funksionim­in e administra­tës, ndërkohë që në verë do të nisë puna për sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania