Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Gjici “shkund” stafin

joka: Ishim më mirë se ata Patëm raste, por s na deshi fati dhe !minit i anuluan golin

- SKERDILAID SULOZEQI

Skuadra e Kukësit, edhe pse zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë në "Zeqir Ymeri", nuk arriti dot të mposhtte kryeqyteta­sit e Partizanit, të cilët gjithashtu patën rastet e tyre. Për këtë arsye, verilindor­ët u barazuan me pikë nga Skënderbeu, i cili fitoi në Shkodër ndaj Vllaznisë. Fakti është që korçarët në katër takimet e fundit kanë rikuperuar plot katër pikë ndaj Kukësit. Për barazimin në shtëpi ndaj Partizanit, presidenti Safet Gjici nuk ka qenë i kënaqur, edhe pse Kukësi dominoi. Humbja e dy pikëve ka bërë që presidenti të thërrasë në apel stafin, duke bërë një mbledhje në mëngjesin e djeshëm. Gjatë mbrëmjes së ditës së diel, presidenti Gjici ka urdhëruar stafin që të ishin prezentë në zyrën e tij të hënën, në orën 10:00. Mbledhja

Në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, morën pjesë pjesëtarët e stafit të ngushtë administra­tiv dhe teknik, ku presidenti Gjici kërkoi shpjegime nga trajneri se pse Kukësi nuk fitoi dot. Mbledhja ishte me tone të ulëta, por, duke filluar nga ndeshja e radhës me Flamurtari­n, presidenti Gjici nuk do tolerojë më askënd. Pavarësish­t lojës së mirë të ekipit, primare janë pikët e plota, pastaj vjen loja e mirë. "Panorama Sport" ka arritur të zbardhë thelbin e mbledhjes së djeshme në kampin kuksian, në të cilën presidenti Gjici fillimisht u shpreh: "Zhvilluam një ndeshje të mirë ndaj Partizanit, por nuk mjafton. Jam i pakënaqur nga ky rezultat. Na duhen pikët! Erdhi Korça dhe na barazoi, nëse do vazhdojmë kështu s'kemi gjë në vijë".

Ndërkohë, Gjici i drejtohet Gjokës: Pse nuk e fituam ndeshjen?

Trajneri Gjoka- Nuk e fituam dot ndeshjen, pasi nuk na deshi fati. Rastet i patëm, por nuk na eci. Lojën

e bëmë, ishim më mirë se Partizani, golin e Eminit na e anuluan, pastaj me episode është ndeshja.

Gjici: Dakord, por ta dini që jam i pakënaqur. Duhet t'i kishim shfrytëzua­r më mirë ato raste, duhet të kishim bërë gol. Dua që në takimin në

Vlorë të mos kemi më gjëra të tilla. Duhet përgatitur ndeshja në atë mënyrë, që të mbyllet shpejt, të mos rrimë deri në fund të presim për një gol. Përfundimi

Mbas bisedës me Gjokën, presidenti Gjici vijoi fjalimin, duke folur për kampionati­n

që është i gjatë, por sipas tij Kukësi nuk duhet të neglizhojë askënd, ndaj duhet që të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Sipas presidenti­t, vetëm me fitore Kukësi mund të arrijë objektivin, fitimi i titullit kampion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania