Panorama Sport (Albania)

irana e m ijetesës!, ja "i#eren$a me %&'()*'+

Skuadra aktuale më e dobët, % fitore më pak sesa në "vitin e errët"

- OLSI TUJANI

Për cilindo që e sheh skuadrën bardhe blu në fushën e lojës, me të drejtë mund të thotë se kjo nuk është "Tirona". Nuk është skuadra me shpirtin bardheblu dhe me identiteti­n e 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Kjo, jo vetëm për numrin e madh të të huajve në skuadër, por sidomos për formën e dobët po tregon së fundmi. Kjo ka bërë që skuadra e drejtuar nga Mirel Josa të diskutohet edhe mes atyre që do të jenë në luftë për të shmangur rënien nga kategoria, për shkak të pozitave në kampionat. Në këtë moment, vëmendja rikthehet në sezonin 2013-' 14. Vitin "e errët" në të cilin skuadra ishte e rënë në gjysmën e parë të sezonit dhe me ardhjen e Maganit në krye, nisi rrugëtimin e vështirë për t'ia dalë me sukses dhe për të shmangur rënien. Forma momentale e skuadrës 24 herë kampione, nisur nga pesë ndeshjet e fundit që janë zhvilluar në vitin 2017, tregon se kryeqyteta­sit janë më mirë vetëm në krahasim me Korabin dhe kanë një pikë më shumë, ndërkohë që janë më

dobët se secila skuadër tjetër e Superiores në ndeshjet e këtij viti kalendarik. Statistika­t

Numrat janë kokëfortë dhe duket që e përbashkët­a e formës në këto dy sezone (këtë aktualin dhe atë 2013-' 14) është vetëm ecuria e dobët e

skuadrës sidomos në transferta. Të dy ekipet kanë arritur të marrin vetëm nga një fitore jashtë fushës ( Tirana aktuale e ka marrë në "Selman Stërmasi" kundër Korabit). Diferenca me sezonin e atëhershëm është numri i humbjeve në të cilin është më

i madh sesa këtë edicion. Numri i golave të shënuar është më i vogël këtë vit, por më i vogël është edhe ai i të pësuarve. Në total, Tirana aktuale numëron 28 pikë pas 23 javësh, vetëm një pikë më shumë sesa ajo e vitit "të errët" që u diskutua mbijetesa.

Në bazë të renditjeve, bardheblut­ë aktualisht janë të pestët, ndërkohë që në atë vit ishin të 8-tët në një kampionat me 12 skuadra. Si për ironi të fatit, ndeshja e 23-të është barazuar edhe në atë edicion, edhe në këtë aktualin.

Mbijetesa

Nëse kundërshta­ri aktual i bardhebluv­e ishte Flamurtari dhe ndeshja përfundoi barazim pa gola, në javën e 23- të të sezonit 2013-' 14 kryeqyteta­sit kanë barazuar 1-1 ndaj Teutës. Momentalis­ht, bardheblut­ë kanë shtatë pikë diferencë me Flamurtari­n e vendit të parafundit që konsideroh­et skuadër e "rënë" nëse sezoni do të përfundont­e pas kaq ndeshjesh, ndërkohë që skuadra nën drejtimin e Maganit ishte vetëm katër pikë larg Lushnjës që renditej në vendin e 11- të ( kampionat me 12 skuadra).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania