Panorama Sport (Albania)

( asin "j )at t uftëta i, a )ën ) dhj u "j nt

0 ojtarët )enalizohen )ër barazimin me 0 a1in

-

"Kur u ngjitëm në vendin e katërt, nisën problemet tona". Kështu u shpreh trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, pas barazimit ndaj Laçit në Gjirokastë­r. Nuk kaluan as 24 orë nga hapi fals në shtëpi dhe menjëherë presidenti i klubit, Grigor Tavo, ka mbledhur ekipin dhe ka marrë masa për paraqitjen e dobët kundër Laçit. Burime zyrtare në klubin bluzi treguan dje për "Panorama Sport" se Tavo ka vendosur që t'i gjobisë të gjithë lojtarët ;shuma nuk bëhet e ditur<, ndërsa ka kërkuar patjetër fitoren në takimin e radhës që do të luhet të shtunën kundër Vllaznisë. Kjo është hera e parë që kreu i klubit gjirokastr­it merr një masë penalizues­e ndaj futbollist­ëve. Sipas këtyre të fundit, presidenti ka qenë shumë korrekt deri më tani me pagesat, ndërsa përveç tyre ka shpërndarë rregullish­t edhe premio për rezultatet pozitive. Mësohet se kjo masë ndaj lojtarëve është më shumë për ndërgjegjë­simin e tyre në këtë fazë delikate të sezonit, ku më shumë se kurrë duhen pikët, në mënyrë që skuadra të sigurojë sa më shpejt qëndrimin në Kategorinë Superiore. Takimi i radhës ndaj Vllaznisë është si finale për bluzinjtë, të cilët në rast fitoreje shkëputen edhe më shumë rivalët dhe forcojnë pozitat për të mbajtur vendin e katërt. Nëse Luftëtari e mbyll kampionati­n në këtë pozicion dhe njëkohësis­ht Skënderbeu arrin të fitojë Kupën e Shqipërisë, ka shanse të kualifikoh­et për në Europë. Sipas rregullore­s, me këtë formulë përfiton vendi i katërt. Gjirokastr­itët rivalizojn­ë me Tiranën, që është vetëm një pikë më pak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania