Panorama Sport (Albania)

FSHF përdor dy standarde me klubet që kanë probleme

-

Komisionet juridike të institucio­nit të futbollit shqiptar kanë dënuar në vitin e kaluar me -6 pikë klubin e Flamurtari­t për mospërmbus­hje të detyrimeve ndaj ish-lojtarëve që kanë fituar gjyqet në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e. Mirëpo, koha ka treguar se FSHF ka vepruar me dy standarde me klubet që kanë probleme, pasi aktualisht e vetmja skuadër e penalizuar është Flamurtari, pavarësish­t se të njëjtat halle kanë pasur edhe të tjera ekipe në Kategorinë Superiore. Është fakt se FSHF ka zvarritur çështjen e ish-trajnerit Ernest Gjoka dhe nëse merret një vendim, atëherë Flamurtari­t i hiqen pikë të tjera. Por, në këtë situatë institucio­ni i futbollit heziton të dënojë sërish klubin vlonjat, pasi ka frikë se prish kampionati­n. Për të konfirmuar gjithnjë e më shumë sjelljen me dy standarde të FSHFsë është shembulli me klubin e Tiranës. Edhe pse bardheblut­ë kanë pasur një "lumë" borxhesh ndaj ish-lojtarëve apo ish-trajnerëve, madje të palikuidua­ra ende prej shumë vitesh (rasti i Klodian Duros), sërish FSHF ka toleruar Tiranën, duke mos e penalizuar me heqje pikësh. Skandali thellohet kur dihet që klubi i Tiranës e ka llogarinë bankare të bllokuar prej borxheve të pashlyera, e për më tepër iu hoq e drejta të bënte merkato në muajin janar. Gjithsesi, në asnjë rast FSHF nuk ka penalizuar Tiranën, duke krijuar një precedent të rrezikshëm. Në këtë situatë, natyrisht institucio­ni i futbollit bën mirë që mbron lojtarët dhe trajnerët për kontratat që klubet nuk respektojn­ë, por ama vijon të bëjë dallime, duke cenuar rëndë integritet­in e garës. Gjërat bëhen edhe më të rënda, kur FSHF nuk ndërhyn kur klube me financa fantazmë (Tërbuni në sezonin e kaluar dhe Korabi këtë sezon) prishin të gjitha ekuilibrat e garës. Në një kohë që licencon klubin dibran për të marrë pjesë në Kategorinë Superiore, rast i papreceden­të është fakti që nuk e lejon të luajë në stadiumin e vet për thuajse gjithë sezonin. Duke parë këtë "rrumpallë", klubit të Flamurtari­t i lind e drejta të ngrejë zërin për dy standardet e përdorura dhe moszbatimi­n e vendimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania