Panorama Sport (Albania)

Kaçi: Skënderbeu i Dajës po bind

"Frymë pozitive, impenjim, lojë të bukur dhe disiplinë taktike janë risitë e trajnerit"

- LLAZI SARO

Trajner të ri, merkato dhe fitore. Skënder beu i gjysmës së dytë të sezonit është ndryshe dhe, sipas ish-portierit të Kombëtares Shqiptare, Jani Kaçi, meritë për një gjë të tillë ka trajneri Daja. Në një intervistë për "Panorama Sport", Kaçi bën krahasim mes ekipit të dy fazave të para të kampionati­t dhe atij aktual.

Kaçi, pesë fitore radhazi në kampionat dhe rikthim në vendin e parë. Si e shikoni Skënderbeu­n e kësaj pjese të dytë të sezonit?

Doja ta nisja nga rezultatet pozitive, por edhe nga loja që po zhvillon ky Skënderbe që është duke më bindur jo vetëm mua, por edhe të gjithë ata që ishin skeptikë. Natyrisht që ekipi ka nevojë ende për të arritur formën optimale, por fryma që ka sjellë në skuadër trajneri Daja duket se ka zgjuar ambientin bardhekuq.

Mund të na thoni më konkretish­t se cilat janë ndryshimet e skuadrës aktuale në krahasim me ato të fazës së parë të sezonit?

Mund të them që ndryshimi i parë dhe që vihet re me lehtësi nga të gjithë është fryma pozitive që ka sjellë Ilir Daja në skuadër. Lojtarët duken më të impenjuar, qoftë në stërvitje, ashtu edhe në fushë. Janë më kërkues në marrjen e rezultatit, por edhe më kokulur për sa i përket disiplinës taktike. Që në momentin e parë, Daja ka risjellë qarkullimi­n e gjerë të topit, çka ishte emblema fituese e Skënderbeu­t në sezonet e kaluara. Por ndryshimin kryesor unë e shoh te mënyra e

zbritjes së ekipit në fushë.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Duket një Skënderbe ndryshe që në hapin e parë që bën në fushë, më grintoz. Një ekip i disiplinua­r taktikisht, që nuk futet kollaj në aventura dhe që zbaton me përpikëri urdhrat e trajnerit. Kjo të jep përshtypje­n se skuadra nuk e ndiqte si duhej Agostineli­n apo vetë trajneri nuk kishte statusin e duhur për ta drejtuar si duhet ekipin.

Mos ndoshta edhe roli i ri i Osmanit si organizato­r i ka

dhënë më shumë përparësi lojës së ekipit?

Skënderbeu­t që nga fillimi i sezonit i ka munguar shumë një lojtar që të dalë me topin në këmbë dhe Osmani duket se ishte një zgjedhje e gjetur e trajnerit. Është një lojtar që di ta përdorë topin dhe shumë i pjekur tashmë. Kjo ka ndryshuar disi për mirë manovrën e lojës.

Ç'mund të na thoni për ndërhyrjet që janë bërë në merkato?

Besoj se këtë merkato janë bërë goditjet e duhura dhe nuk

janë marrë lojtarë sa për të mbushur radhët. Erdhën futbollist­ë me perspektiv­ë si Gripshi, që do të jetë një nga talentet e reja të klubit. Por edhe Muzaka, Predesku, si dhe Ogunjimi, ndonëse nuk janë aktivizuar shumë, besoj se e kanë vlerën e duhur për të bërë diferencën në momentin që do të kenë minuta në dispozicio­n. Afrimi i Muzakës ishte një rikthim i mirë, pasi është një lojtar inteligjen­t dhe që e njeh mirë ambientin. Prandaj jam i bindur se do të ecë.

Salihi duket se vazhdon të ketë probleme, pasi nuk po e gjen dot rrugën e rrjetës...

Problemati­ka e Salihit nuk është te lojtari. Të gjithë e dimë që bëhet fjalë për sulmuesin më të mirë në Shqipëri dhe kjo nuk ka vend për kundërshti­me. Duke qenë se është një sulmues i rrezikshëm, kundërshta­rët marrin masat që ta bllokojnë sa më mirë. Po ta shohësh në çdo ndeshje, Salihi ka gjithmonë dy-tre lojtarë që e mbulojnë. Por jam i bindur se me rritjen e lojës së ekipit gjithçka do të bëhet më e lehtë edhe për Salihin.

Fakti që tani skuadra është në vendin e parë tregon një hap të rëndësishë­m drejt titullit kampion?

Sigurisht që po. Të rikuperosh pikë në pesë javë tregon forcën e ekipit. Unë e kam thënë edhe më parë që, nëse ka pretendent kryesor për titull, është Skënderbeu. Pas kalimit të gjendjes së vështirë, bardhekuqt­ë tashmë janë problem për çdo skuadër. Ajo çka më bind është fakti se, edhe kur ishin keq, Skënderbeu nuk u shkëput shumë nga kreu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania