Panorama Sport (Albania)

Mungesa dhe rikthime, Vllaznia do pikë në Gjirokastë­r

Analizë e qetë me skuadrën, të gjithë harrojnë humbjen

-

Vllaznia ka nisur ditën e djeshme stërvitjet për takimin me Luftëtarin. Si zakonisht para zhvillimit të procesit të parë stërvitor trajneri Cungu ka zhvilluar analizën për takimin e humbur me Skënderbeu­n, por edhe përgatitje­t për sfidën me Luftëtarin. Pavarësish­t humbjes me kampionët, trajneri mësohet se nuk i ka ngritur tonet në drejtim të lojtarëve, kjo edhe për shkak të mungesave që skuadra ka pasur në prag të asaj ndeshjeje. Kështu që trajneri ka vlerësuar edhe një herë atë që futbollist­ët kanë treguar në fushën e blertë,

duke mos u ndalur shumë në detajet e ndeshjes. Nga ana tjetër, vëmendja është përqendrua­r te takimi me Luftëtarin, një tjetër takim i rëndësishë­m për kuqeblutë. Një përballje me një rival direkt, i cili ka rezultuar një i fortë për shkodranët. Vllaznia në dy përballjet me

Luftëtarin ka arritur të marrë një barazim dhe po ashtu është mundur në takimin e zhvilluar në Shkodër, kështu që tekniku ka kërkuar impenjim maksimal nga futbollist­ët e tij.

Grupi - Mungesat do të jenë sërish të pranishme te Vllaznia edhe në takimin me Luftëtarin.

Me përjashtim të Pjeshkës, që ka ende shpresë për t'u kthyer në formacioni­n e parë, për këtë takim treshja tjetër Cicmil, Kapaklija e Mulemo nuk pritet që të jetë në proceset stërvitore të kësaj jave. Pavarësish­t se zhvillon stërvitjet me ekipin për këtë javë tekniku Cungu nuk do të ketë të gatshëm Bicajn, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar. Ndërkohë rikthehen lojtarë, si Gocaj, Vrapi e Krymi që kanë mbajtur peshën kryesore të skuadrës gjatë këtij sezoni. Këta të fundit kanë shlyer pezullimin për shkaqe kar- tonësh dhe pritet të luajnë nga minuta e parë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishm­e. Kuqeblutë në Gjirokastë­r mund të kënaqen edhe me një barazim, gjithsesi tekniku Cungu shpeshherë ka bërë me dije se skuadra e tij futet në fushë vetëm për fitore. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania