Panorama Sport (Albania)

Zbar hen fotot, ushte mjerane në Përmet

Tualet i pistë dhe mungesë dushesh, protestojn­ë delvinjotë­t

- BESAR BOZGO

Një dhomë e vogël jo më shumë se 15 metra katrorë, tualete të pista, mungesë dushesh dhe një ambient i papërshtat­shëm. Klubi i Delvinës është bërë lajmi i dy ditëve të fundit në ambientin sportiv për shkak të vendimit që mori për të mos luajtur në Përmet. Sfida e së dielës mes këtyre dy skuadrave nuk është luajtur, për shkak se lojtarët e Delvinës nuk kanë pranuar të ndërrohen në një dhomë të vogël dhe pa asnjë kushti higjiene. Kjo, pasi dhomat e zhveshjes së stadiumit të Përmetit janë nën rikonstruk­sion. Klubi vendës u ka ofruar zgjidhje alternativ­e miqve nga Delvina, por ata nuk kanë pranuar. Gazeta "Panorama Sport" ka siguruar fotot e dhomës që u është ofruar miqve nga Delvina për t'u akomoduar. Kushtet duken vërtet skandaloze. Delvina

Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", zvYtrajner­i i Delvinës, Arben Zani, u shpreh: "Ishin kushte skandaloze. Dhoma që na u ofrua nuk mbante më shumë se 6 lojtarë. Tualetet ishin të pista, në një kohë që mungonin dushet. Vetëm t'i linim çantat jashtë derës, gjë që është e papranuesh­me. Në një situatë të tillë, ne nuk mund të pranonim të luanim. Kërkojmë që FSHF të marrë masa, pasi ne nuk kemi faj për këtë. Duam fitoren që na takon", tha Zani. Gjithashtu, edhe lojtarët janë shprehur se ishte e pamundur që të pranonin të luanin në ato kushte.

Përmeti

Ndërsa, shefi i klubit të Përmetit, Kleo Sevo, sqaroi situatën: "Dhomat e zhveshjes së stadiumit janë në rikonstruk­sion. Në këtë mënyrë, i ofruam një zgjidhje alternativ­e klubit të Delvinës. Kishim bërë gati disa dhoma të tjera. Nuk më duket normale që klubi mik refuzoi. I kishim marrë të gjitha masat për një ndeshje normale dhe bëmë gjithçka për t'u garantuar edhe kushte sa më të mira. Presim që ky takim të luhet në një datë tjetër", u shpreh Sevo në prononcimi­n e tij për gazetën. Tashmë, gjithçka është në dorë të FSHF- së se çfarë do të ndodhë me takimin PërmetiDel­vina që nuk arriti të luhej të dielën.

 ??  ?? Kushtet aspak normale të dhomës së zhveshjes që duhet të përdornin futbollist­ët delvinjotë
Kushtet aspak normale të dhomës së zhveshjes që duhet të përdornin futbollist­ët delvinjotë
 ??  ?? Pamje e tualetit që duhej të përdornin lojtarët e Delvinës në Përmet
Pamje e tualetit që duhej të përdornin lojtarët e Delvinës në Përmet
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania