Panorama Sport (Albania)

Sot “derbi i vogël”, kapitenët premtojnë spektakël dhe gola

Partizani B dhe Tirana B luajnë sfidën e radhës në Pezë

-

Pas derbit të madh të kryeqyteti­t ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, një tjetër "derbi" do të luhet sot. Bëhet fjalë për përballjen e ekipeve B që militojnë në Kategorinë e Dytë. Ndeshja do të luhet sot, në orën 14: 00, në Pezë. Ndryshe nga derbet e skuadrave të para që prodhojnë shumë zhurmë, përplasje, gjakosje dhe tension, ndeshjet e ekipeve B janë paqësore. Të tilla kanë qenë gjatë të gjithë këtyre viteve që skuadrat luajnë me njëra- tjetrën. Madje, në sfidën e fazës së parë ku skuadrat barazuan 1- 1 në "Skënder Halili", tifozët qëndruan së bashku dhe nuk ishte e nevojshme për kordonë policie. Partizani duket më i plotësuar nga ndeshja e mëparshme me rikthimin e Alken Agalliut, Mario Lilës dhe Viktor Memës, të cilët janë një garanci për repartin mbrojtës. Ndërkohë që në ekipin kryeqyteta­s duket më në formë sulmuesi Keqa, i cili arriti të shënonte gol në fazën e parë ekipit të Partizanit. Kapitenët

Kështu, kapiteni i Partizanit B, portierin Xhuljo Hoxha, shprehet: "Është një ndeshje derbi dhe, si e tillë, të krijon mjaft emocione, sidomos kur përballemi në pozicione të barabarta. Ne si skuadër jemi më lart për sa i përket cilësisë së futbollist­ëve dhe lojërave gjatë ndeshjeve. Kemi një qarkullim të mirë topi, si dhe krijojmë aksione sulmuese të rrezikshme. Duke u nisur nga këto avantazhe, mendoj se derbin do ta fitojmë ne dhe shkëputemi nga Tirana". Ndërkohë, për kapitenin bardheblu, Rei Qilimi, sfida përfundon me triumfin e Tiranës. "Është një ndeshje derbi që ka emocionet e veta, por jo në përmasat e sfidës së ekipeve të para. Gjithsesi, parashikoj një ndeshje të bukur, e cila do të dhurojë spektakël dhe skuadra jonë do të dalë fituese. Ne, edhe pse nuk kemi synime për t'u ngjitur, qëllimi ynë është të renditemi sipër Partizanit". Abdulla Dushku

 ??  ?? Rei Qilimi
Xhuljo Hoxha
Rei Qilimi Xhuljo Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania